• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaktari mund t’ia hedhë pa dënim: Kërkohet ekspertim për celularin e Erdgys Arrazit, rrezikon të përsëritet precedenti i 2016. Dhe kunata…!

by Java News
09/05/2024 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin bashkëshortë, jetonin nën të njëjtën çati. Por kishin kohë që nuk komunikonin me njëri tjetrin.

Këtë e vërteton telefoni i Erdgys Arrazit që është këqyrur nga polica e Shkodrës dhe që i është përcjellë policisë shkencore në Tiranë për riekspertim e për të rikthyer komunikimet me të shoqen Alma Arrazin, e cila u vetë mbyt së bashku me tre fëmijët. Burimet e TCH konfirmuan se dëshmitare kyç për vijimësinë e hetimeve ndaj të akuzuarit Erdgys Arrazi arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes do të konsiderohet kunata e tij, që është njeriu i fundit që takoi të ndjerën pak përpara se ajo të vetëvritej.

Megjithëse 31 vjeçari është i paraburgosur, për prokurorinë është e rëndësishme gjetja e provave shtesë që do siguronin dënimin e tij për shkaktim vetëvrasjeje përmes dhunës psikologjike, që kulmoi shtatë muaj më parë kur kryefamiljari nisi një lidhje jashtë martesore. Gjetja e provave shtesë nevojitet për shkak të një hetimi të mëparshëm pothuajse të ngjashme ku nga largimi i nënës dhe konflikteve të xhelozisë, Naum Toshi mbyti dy djemtë dhe u vetëvar.

Tragjedia e 5 dhjetorit 2016 përfundoi në gjykatë dhe siç përmendet në shkresa kryefamiljari kërkoi ndihmë në polici për largimin e të shoqes me të cilën kishte patur konflikt, teksa Marsela Toshi denonconte se burri i kërkoi të ikte nga shtëpia. Nëna e dy fëmijëve të ndjerë menjëherë pas tragjedisë u vendos nën hetim dhe ndaj saj u ngrit akuzë

Në fund të 2023 gjykata e lartë tha tragjedia që tronditi vendin ku babai mbyti dy djemtë njëri katër vjeç dhe tjetri 7 vjeç , nuk ndodhi për shkak të nënës dhe se gruaja duhet dënuar për braktisje të të miturve

Në dosje përmendet se si babai i dy djemve përpara se të ndërmerrte vrasjen e dyfishtë dhe ti jepte fund jetës kishte shkruar “unë po iki po i marr dhe dy fëmijët që të mos jetë jetim, pa nënë e pa babë. As në shtet nuk i le dot se do kenë një emër tjetër. Në këto dorëshkrime ai shkruan mbi marrëdhënien konfliktuale. “Erdhi në datën 4 dhjetor. Kërkoi çfarë i duhet dhe iku me atë që do. Me zor nuk e mbaj dot ma nxiu jetën kjo martesë”.

Në fashikull prokuroria mblodhi si prova dëshmitë e familjarëve dhe këqyri edhe sistemin TIMS ku provoi se nëna i kishte braktisur.

Ky rast analogjik pritet të merret si orientim nga grupi i hetimit i cili këmbëngul se do të ripyetet motra e të ndjerës por edhe disa persona të tjerë./tch

Next Post
Emrat/ Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shtetas shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh

Emrat/ Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shtetas shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In