• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shiu përmirëson situatën hidrike/ Ndalet importi i energjisë, i gjithë konsumi përballohet nga prodhimi vendas

by Java News
23/12/2019 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e shiut kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kasadës së Drinit, duke bërë që prodhimi vendas të mbulojë të gjithë kërkesën e konsumatorëve.

Operatori i shpërndarjes së energjisë nuk ka importuar asnjë kilovat nga jashtë për dhjetorin, ndërkohë që edhe kontratat e nëntorit janë anuluar kundrejt penaliteteve.

Aktualisht niveli i Fierzës është në 273 metra, ky hidrocentral po mbahet në regjim të ulët pune me qëllim grumbullimin e rezervës energjitike. Peshën kryesore të prodhimit po e mban Komani dhe Vau i Dejës. Po ashtu, energjia po merret edhe nga hidrocentralet private, që mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të konsumit.

Pa llogaritur kontratat e anuluara tashmë të importit, OSHEE ka shpenzuar mbi 142 milionë euro gjatë 2019-s për blerjen e energjisë nga jashtë, duke e tejkaluar ndjeshëm buxhetin e parashikuar në fillimviti. Madje kompanisë publike të shpërdarjes së energjisë i është dashur që të ndërpresë disa investime për të mbuluar importet.

Humbjet financiare të OSHEE llogariten në rreth 30 milionë euro deri në tetor, ndërkohë që kompania shpreson që rreshjet e shiut të vazhdojnë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza e prodhimit./tch

g.kosovari

Next Post
Tërmeti, 450 mijë euro mbështetje zvicerane për rindërtimin e qendrave shëndetësore

Tërmeti, 450 mijë euro mbështetje zvicerane për rindërtimin e qendrave shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com