• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shiu” i meteorëve, një spektakël i vërtetë në qiell

by Java News
12/08/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shi meteorësh ka ndriçuar qiejt e Evropës dhe Amerikës Veriore të shtunën në mbrëmje, duke i dhënë vëzhguesve të qiellit një mundësi të rrallë që ta shohin spektaklin e yjeve që bien me sy të lirë. Astronomët thanë se qindra yje që bien do të mund të shihen në qiell nga 12 deri më 13 gusht, në një spektakël që mund të jetë i dukshëm në të gjithë botën. “Me një hënë të re që garanton një sfond më të errët se zakonisht për spektaklin, yjet që bien do të jenë më të shndritshëm se kurrë” – thonë astronomët.

“Unë mendoj se të gjithë duhet ta shohin këtë”, thotë Miralem Mehiç, një boshnjake, pjesë e një grupi ndërkombëtar vëzhguesish të qiellit, që e ndoqën spektaklin tek piramidat e rërës, një zonë kolonash natyrore rëre në afërsi të qytetit jugor Foca.

Spektakli i quajtur si shiu i meteorëve Perseids, kthehet në fakt në qiej për çdo gush dhe është më i dukshëm në hemisferën veriore, në zona të izoluara ku ka pak ndriçim artificial. Spektakli ndodh kur toka kalon përmes mbetjeve të kometës 109P Sëift Tittle, që u zbulua në 1862.

Meteorët janë pjesë shkëmbinjsh dhe rëre që godet atmosferën e tokës, nxehen dhe digjen. Pjesa më e madhe e tyre shpërbëhen ndërsa zbresin, por disa edhe shpërthejnë. Spektakli i të dielës parashikohet të jetë akoma më magjepsës dhe më i shndritshëm se kurrë.

Pritet sipas ekspertëve, që vëzhguesit e qiellit të mund të shohin një yll që bie çdo tre apo katër minuta. Ndërsa sipas NASA-s, 60 deri në 70 meteorë do të mund të shihen në një orë.

Kulmi ose koha më e përshtatshme për të parë spektaklin, do të jenë orët e para të mëngjesit të së hënës. Dhe ekspertët kanë këshilluar që vendi më i mirë për të ndjekur spektaklin mahnitës, në të gjithë bukurinë e tij, do të jetë në zona të hapura, larg dritave të qyteteve apo qendrave të banuara. TCh

Next Post
Okulistët: Mos blini syze në rrugë, ju dëmtojnë

Okulistët: Mos blini syze në rrugë, ju dëmtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com