• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shiu i jep hov ekonomisë, INSTAT: Rritje 4.45% në tremujorin e parë, ja si ndikoi shitja e energjisë

by Java News
29/06/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar dukshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e parë është rritur me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, nga më pak se 4% që ishte rritja për vitin 2017.

INSTAT raporton se ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.45 pikë përqindje, pra më shumë se gjysmën e rritjes, raporton Monitor.

Sipas INSTAT, energjia elektrike ka dhënë kontributin kryesor, me 1.9 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike për shkak të motit me reshje

. Edhe konjuktura më e favorshme ndërkombëtarë që ka nxitur shitjet e naftës dhe mineraleve jashtë.

Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi kanë ndikuar me 0.54 pikë përqindje në rritjen ekonomike në tremujorin e parë.

Ndërtimi, që ka udhëhequr rritjen në vitin 2017, kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritje. Një tjetër element që ka ndikuar është dhe gazjsllësi TAP. Më herët Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të ndjeshme të investimeve  të huaja direkte në sektorin e energjisë, që erdhi kryesisht nga gazsjellësi TAP.

Ky i fundit ka përshpejtuar ritmet e investimeve në tremujorin e parë, për shkak të ndërtimit të stacionit të kompresorëve në Fier dhe futjes së tubave nën lumenjtë e Skraparit, që janë investime të kushtueshme.

Megjithatë, kontributi i TAP pritet që të vijë në zbehje, pasi ky projekt po shkon drejt fundit.

Ecuri pozitive ka pasur dhe bujqësia, që ka ndikuar në 0.37% të rritjes.

Ndikimi i informacionit dhe komunikacionit në rritje ka qenë negativ, për shkak të dales nga tregu të operatorit të katërt celular, Plus.

Me rënie ka qenë dhe aktiviteti financiar dhe i sigurimeve, por INSTAT sqaron se ka pasur ndikim kursi i këmbimit, pasi në vlerë nominale, i zhveshur nga efektet e kursit, sektori ka rezultuar me rritje.

a.ç

Next Post
Edhe VAR-i me probleme, dëmtoi Marokun

Edhe VAR-i me probleme, dëmtoi Marokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com