Një 30-vjeçare, punonjëse e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është arrestuar një ditë pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Juristja e këtij institucioni, në bashkëpunim me një 37-vjeçar të arrestuar dhe një person tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se falsifikoi kontratat për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin nga 27-vjeçari Th.B. dhe person në kërkim R.L.
Këtyre automjeteve ju kishin hequr GPS-in dhe ju ndryshuar pronësinë duke falsifikuar dokumentet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r