• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shiti dyqanin para 19 vitesh, qytetari rezulton debitor në OSHEE me një shumë të konsiderueshme

by Java News
04/11/2022 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetar, i cili ka shitur një dyqan në vitin 2003, sot i thonë se figuron debitor për dritat dhe ujin për 13 vite. Ky është shqetësimi që ka mbërritur në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan. Fatmir Ramaj tregon se e shiti dyqanin në zonën e Don Boskos në Tiranë në vitin 2003 me dokument të rregullt akt-shitje.

Në vitin 2022 donte të lidhte një sahat për një objekt tjetër, por mësoi se është debitor për dyqanin që ka shitur. Kamatë-vonesa kap vlerën e 750  mijë Lekëve të  vjetra. Pronari i dyqanit nuk e kishte kaluar kontratën e ujit dhe energjisë elektrike në emër të tij dhe është larguar jashtë shtetit.

Fatmiri thotë, se iu drejtua me një ankesë Drejtorisë së Përgjithshme të OSHEE-së, duke bashkangjitur aktin e shitjes se dyqanit. Përgjigja, që mori, ishte se problemi duhet të zgjidhet mes palëve.

“Në vitin 2002 kam blerë një dyqan këtu. Nuk e mbajta shumë, në 2003 e shita me akt-shitje të rregullt. Mbaroi puna. Në 2022 bëj një kërkesë për një lidhje të re sahati energjie që kisha një objekt pa drita. Gjatë procedurës më doli se jam debitor për këtë dyqanin që kam shitur unë në 2003. Dyqani është i mbyllur me qepen, ka 13 vjet që nuk është ngritur qepeni. Me gjithë kamatë për 13 vjet kanë shkuar 750 mijë Lekë. Faturat e mirëmbajtjes kanë filluar 7 vjet pasi kam shitur dyqanin unë. Bëra ankesën me mendimin që po më del e drejta. Përgjigjia ishte që i zgjidhni privatisht vetë, ‘vritu’ me të zotin e dyqanit se ne që e kemi për detyrë për të zgjidhur këtë problem nuk jemi për këtë punë. Pas kësaj përgjigjes, vura një letër te qepeni atje”, tregon Fatmir Ramaj.

“O i zoti i dyqanit, pse nuk e keni kaluar kontratën e dritave dhe ujit në emrin tuaj. Më keni sjellë shumë problem. Më keni lekë borxh sepse çdo muaj më shkruhen lekë në sistem”, thuhet në këtë letër.

Por edhe pse ka vënë këtë lajmërim, nuk mori asnjë përgjigje.

“Asnjë telefonatë nuk mora. Ai është jashtë shtetit. E pagova debinë se jam i detyruar sepse nuk më lidhnin matësin për objektin që kisha pa drita. Pra, m’i grabitën. Për mua është grabitje. I pagova lekët, e çova në zero, nuk mbyllin as kontratën. E kërkova mbylljen dhe thonë duhet të jetë i zoti”, thotë ai.

Fatmiri e pagoi debinë, pasi donte të lidhte energjinë tek objekti tjetër. Por kur shkon të mbyllë kontratën, i thonë se duhet ta mbyllë personi që e ka blerë.

Denoncuesi: Çfarë thotë specialistja? Më trego mu tashi!

Punonjësja: Qenke në rregull! Duhet ta mbylli ai, që e ka blerë!

Denoncuesi: Ai që e ka blerë, është në Angli, ka 20 vjet.

Punonjësja: Bëji ndonjë pezullim thotë, ndoshta!

Denoncuesi: Po edhe pezullim kam pyet, duhet me paraqit certifikatën e pronësisë. Unë nuk e kam certifikatën, se e ka burri i huaj, që ia kam shit, 20 vjet.

Eksperti i një agjencie imobilare tregon se si duhet të veprohet në këto raste.

“Zakonisht është përgjegjësia e noterit i cili duhet të lajmërojë palët në lidhje me detyrimet e prapambetura të pronarit që ishte dhe detyrimet që ka blerësi. Gjithmonë, detyra për të kaluar librezën dhe kontratën e ujit dhe të dritave është e blerësit, sikurse shitësi para se të shesë pronën e tij, qoftë i pajisur me certifikatë ose jo, duhet të dorëzojë para noterit ose në rastin kur bëhet me agjenci ne i marrim në dorëzim, të zeruara të gjitha detyrimet e librezës së dritave dhe ujit dhe ai i merr, me dokumentin shkon dhe i kthen në emrin e tij. Kështu zgjidhet situata për këto lloj problemesh”, shpjegon eksperti Dorian Spahiu, nga Remax Infinity Plus.

Next Post
VIDEO/ ‘Do vihet tritoli’, habit kandidatja e Primareve të PD, Adriana Kalaja: Tirana fitohet vetëm me tritol

VIDEO/ 'Do vihet tritoli', habit kandidatja e Primareve të PD, Adriana Kalaja: Tirana fitohet vetëm me tritol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në 24 orë, 3 ende aktive dhe 6 nën mbikëqyrje

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com