• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shitet për 10 mln dollarë kolegji i njohur “Turgut Ozal”, ja kush është blerësi

by Java News
22/11/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë. Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.

Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë, sipas transaksionit të deklaruar në QKB. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë deklaruar të dhënat që lidhen me: Depozitimin e vendimit të asamblesë së aksionarëve datë 06.03.2017 për miratimin e tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë në favor të shoqerise BF Cooperatief U.A.

Depozitimi i procesverbalit të shoqërisë BF Cooperatief U.A për blerje nga shoqeria TURGUT OZAL EDUCATION sha te aksioneve prej 1.13 miliardë lekeve. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu.

Bilanci i Turgut Ozal
“Turgut Ozal Education” është institucioni më i madh arsimor privat në vend, sipas të ardhurave vjetore. Qarkullimi vjetor i institucionit ishte 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14%. Ndërsa fitimi i tij gati u dhjetëfishua në vitin 2016 në raport me fitimin e vitit 2015. Referuar bilancit të kompanisë fitimi neto i vitit të kaluar ishte 127 milionë lekë ndërkohë që një vit më parë ishte 13.2 milionë lekë.

Në faqen zyrtare të tij kolegji raporton se kolegjet turke u hapën si institucionet e para private në fushën e edukimit në Shqipërinë e viteve ’90, që nisi në vitin 1993 me Kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë. Më pas, do të hapeshin edhe Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe Kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë e Durrës. “Tashmë, çdo vit, në të gjithë provimet e pranimit, marrin pjesë mbi 2000 nxënës. Aktualisht në shkollat tona janë duke ndjekur mësimet mbi 3000 nxënës” thuhet në faqen e Turgut Ozal. /monitor

Next Post
Pjesë e një organizatë kriminale, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar (Emri)

Misteri i zhdukjes së 16-vjeçareve, dyshimet e familjarëve dhe dëshmitë e shoqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In