• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shitësi i frutave dhe tatuazhet e diellit

by Ben Blushi
20/08/2022 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Ky djalë shet fruta në një nga plazhet e jugut. Njëlloj si ai, janë shumë që enden me shporta nëpër cadra. Konkurrenca e frutashitësve është e ashpër dhe përvec cilësisë, freskisë dhe menusë së pasur lipsen edhe disa aftësi të tjera.

Frutashitësit presin poshtë çadrave që fëmijët e vegjël të ankohen për lëngje, që vajzat e reja të digjen për pjeshkë dhe që pleqve diabetikë t’u afrohet ora e luhatjes së sheqerit.

Ata janë të gatshëm t’u ofrojnë të gjithëve pak ëmbëlsi në formën e një fiku që shkëlqen si yll deti, një thanë që ngjan si rubin i kuq, apo një dardhë që mban era parfum.

Ata dinë të sillen si babysitter për fëmijët, si afrodiziak për vajzat dhe si infermierë për pleqtë.

Por që të jenë në formë dhe vazhdimisht të denjë për të marrë pjesë në sfilatat e plazhit, shitësit e frutave kanë nevojë për trajtime estetike të shpeshta.

Ky djalë ishte në orën e tij të trajtimit, kur e fotografova, i ulur nën një çadër me rrjetë, pronarja e të cilës ishte zhytur përkohësisht në det.

Ai po pastronte poret e lëkurës së tij me një si pincë të vogël e cila mesa duket shërben për të nxjerrë jashtë gropave të trupit rërën dhe karbonet e papastra, që natyra derdh vazhdimisht mbi ne.

Natyrisht që seanca e zbukurimit duhet të përmbyllej me një tatuazh masiv sepse si të gjithë djemtë e sotëm, që ekspozohen në plazh, edhe shitësi i frutave duhet të ketë një trup të dekoruar dhe sa më tërheqës.

Meqënëse ai punon dhe nuk ka kohë të frekuentojë sallonet e shtrenjta estetike, ka zgjedhur tatuazhistin më të lirë dhe më të lashtë të botës.

Diellin.

Dielli derdh bojën e vet mbi lëkurën e djalit ndërsa perdja me vija, e shpëndan në mënyrë proporcionale, sikur të ishte një furçë. Asnjë detaj nuk është i tepërt në këtë vepër arti. Aty nuk ka asnjë teprim. Asnjë vijë nuk është më e hollë se vija tjetër dhe asnjë pikë boje nuk është derdhur kot në trup apo nuk ka rënë gabimisht në rërë.

Arti i Natyrës dhe Natyra e Artit janë bashkuar në harmoni të plotë mbi trupin e djalit.

Nëse, për të shtyrë kohën, apo për pak sukses të certifikuar, në plazh do organizohej ndonjë konkurs tatuazhesh, vetëm një manipulim drastik votash mund ta nxirrte djalin në vend të dytë.

Në kushtet e një votimi të rregullt, pa përdorur teknikat e njohura shqiptare, Tatuazhi i Diellit do fitonte me siguri vendin e parë.

Dhe ja pse.

Së pari, Tatuazhi i Diellit është realizuar për disa sekonda,ndryshe nga gjithë tatuazhet e zakonshëm që kërkojnë orë apo edhe ditë e netë të tëra.

Së dyti, Tatuazhi i Diellit nuk ka asnjë dhimbje, nuk kërkon fashim dhe nuk ka derdhur asnjë pikë gjak sic ndodh me gjithë tatuazhet që bëjnë vajzat dhe djemtë nëpër bodrume që ngjajnë më shumë me ambulanca ku ofshamat dhe piskamat shqetësojnë komshinjtë ndërsa fashot e gjakosura mbushin dyshemetë si kanacava të ndotura.

Së treti, Tatuazhi i Diellit është free, gratis, pa çmim, ndryshe nga tatuazhet modeste që kushtojnë disa qindra euro, pa folur për ato masivet që mbushin kurrizet me gojë luanësh, apo me krifa tigrash të tërbuar të cilët mund të kërkojnë mundin e një muaji punë, për të nxjerrë kokën mbi lëkurë dhe për të kallur datën me ulërimat e tyre.

Së katërti, Tatuazhi i Diellit ka aftësinë te zhduket sa herë do. Ai nuk të jep mundësin të bëhesh pishman. Ai ndryshon formë në varësi të çadrës ku je ulur. Ai fshihet dhe rishkruhet prapë sa herë të duash. Asnjë kujtim, asnjë emër vajze apo datë takimi, e shkruar me numra latinë, nuk të mbetet përjetësisht në trup siç ndodh me tatuazhet e rëndomta të cilët disa njerëz detyrohen ti marrin me vete deri në vdekje, sepse kanë përtuar ti fshijnë, për të shmangur dhimbjet dhe zhgarravitjet e pajisjeve të fshirjes mbi lëkurë.

Për të gjitha këto arsye, por edhe shumë të tjera, që tani nuk kam kohë ti rendis sepse do shkoj të lahem, unë do votoja që Tatuazhi i Diellit të zinte vendin e parë në konkursin e plazhit.

Dhe meqë folëm për votime, në të cilat unë kam një farë përvoje, po e mbyll këtë tekst që ngjan si një spot elektoral me thirrjen standarte.

Votoni për Djalin që shet Fruta!

Next Post
Shqipëria së bashku me tre anëtare të KS-së votojnë kundër propozimit të Rusisë dhe Kinës për talebanët

Shqipëria së bashku me tre anëtare të KS-së votojnë kundër propozimit të Rusisë dhe Kinës për talebanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to, Prokuroria s’ka prova!

Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to, Prokuroria s’ka prova!

September 14, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Lufta tregtare me SHBA-të, kryeministri kanadez Carney me sytë te investitorët për të shpëtuar ekonominë, kërkon 1 trilion dollarë investime

September 14, 2026
Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

September 14, 2026
Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

September 14, 2026
Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

September 14, 2026
Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

September 14, 2026
Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

September 14, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Apeli i GJKKO shtyn për nesër shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës ndaj ish-presidentit Meta! Zbulohet shkaku

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com