• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

by Carlo Bollino
17/06/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Prokuroria e Barit ka hapur ditët e fundit 16 dosje për shitblerjen e pretenduar të votave në zgjedhjet vendore të 27 majit.

Në hetim janë përfshirë edhe dy nga grupet më të njohura kriminale të kryeqendrës së Puljas, pasi dyshohet se më shitblerjen e votave kanë lidhje edhe eksponentë të krimit të organizuar.

Kjo duket sikur është fotokopja e skandalit “Avdylaj”, edhe pse reagimi i mediave dhe i politikës në Bari është krejtësisht i ndryshëm. Le të shohim ndryshimet kryesore:

1) Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë

2) Asnjërës nga mediat nuk i është dhënë në dispozicion nga Prokuroria dhe asnjera nuk ka guxuar të publikojë asnjë akt hetimor, përveç informacioneve të përgjithshme, që nuk shkelin sekretin hetimor dhe nuk prekin vazhdimesinë e verifikimeve

3) Të gjitha partitë politike janë mbledhur duke nënshkruar një marrëveshje, me të cilën angazhohen “në përfundim të hetimeve” të distancohen dhe të heqin nga këshilli bashkiak i Barit cilindo eksponent politik, i cili “sipas autoriteteve gjyqësore” rezulton efektivisht i përfshirë në skandal.

4) Të gjitha partitë politike kanë vendosur të organizojnë një komitet monitorimi të perhershëm për të vigjiluar mbi kontakte mes politikës dhe krimit të organizuar, duke u angazhuar që të denoncojnë publikisht dhe të marrin masa në rast se vërtetohen raste konkrete dhe përgjegjësi individuale të eksponentëve politikë.

5) Të gjithë politikanët kanë pranuar se nuk është mundur të nxjerrësh fajtorë vetëm mbi bazën e dyshimeve dhe se duhet të pritet përfundimi i hetimeve të Prokurorisë.

E gjithë kjo ndodh në Bari, vetëm 35 minuta fluturimi larg Tiranës. Por këto 35 minuta në distancë fizike, kthehen në 100 vite, për fat të keq, në rast se shihen në fushën e procedura demokratike. Shqipëria është viktimë e idesë së përjetshme se është unike në çdo gjë, ashtu edhe në shitblerjen e votave. Por mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në Google, që të zbulosh se vetëm për Italinë janë 220.000 lajme që trajtojnë këtë problem, nga veriu deri ne jug. Në rast se kërkimin e bëjmë në gjuhën angleze, rezultati është 120 milionë (dhe vetëm për Rusiagate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 2.3 milionë rezultate).

Por le të qendrojmë në Itali, me shembujt e parë që na bien në sy. Në Sicili ende po hetohet për 140.000 vota që duhet të jenë blerë nga Mafia në zgjedhjet rajonale të vitit 2017; në Kampania pak javë më parë (pas një viti hetime) u arrestuan 14 vetë për shitblerje të votave në zgjedhjet rajonale të vitit 2018; në Trapani janë kryer 25 arrestime të tjera, duke përfshirë tre politikanë, për shitblerje të votave në zgjedhjet politike të vitit 2018. Madje edhe në Gjermani, tokë e virgjër e Piter Tiede-s, Prokuroria italiane ende po heton, pasi ka zbuluar, nga një video e realizuar nga një gazetar i vërtetë investigativ, se janë blerë 3.000 vota për të manipuluar rezultatet e listave të jashtme në zgjedhjet parlamentare italiane të vitit 2018.

Por, si në Bari, ashtu edhe në pjesën tjetër të Italisë, zbatohet parimi kyç i çdo demokracie, që është prezumimi i pafajësisë për këdo dhe kështu që, para se të arrijnë në konkluzione politike, politikanët janë gati të presin me durim verdiktin e Drejtësisë.Por kur vjen verdikti?

Në Legnano, bashki e rëndësishme në rajonin e pasur të Lombardisë (Italia e Veriut), Prokuroria më 15 maj arreston kryetarin e bashkisë, zëvendëskryebashkiakun dhe një këshilltar, të akuzuar për korrupsion dhe shkëmbime votash. Të arrestuarit janë eksponentë të Lega-s së Matteo Salvinit dhe të Forza Italia-s së Silvio Berlusconit. Por asnjë, as nga politikanët e opozitës italiane dhe as nga gazetarët, nuk ka guxuar të akuzojë edhe Salvinin dhe Berluskonin, as (siç ndodh në Shqipëri) kërkojnë dorëheqjen e Salvinit ose rrëzimin e qeverisë, bile as rrezimi i keshillit bashkiak te Legnanos. Pasi në Itali, si dhe në pjesën tjetër të botës së qytetëruar, ka vlerë parimi tjetër kyç i çdo demokracie moderne, që përgjegjësia penale është individuale.

Rasti i ”Ibizagate”, skandali që përfshiu qeverinë austriake të kancelarit Sebastian Kurz, për një video, ku dilte zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache që negocionte favore dhe vota me një oligarke ruse, është emblematik për atë, se si funksionin demokracia: pavarësisht nga ajo që videoja ishte evidente, Prokuroria nuk ka marrë ende asnjë masë kundër politikanit të përfshirë. Gjithsesi, kancelari zgjodhi të japë dorëheqjen pas videos, duke shfrytëzuar rastin për të prishur koalicionin problematik me partinë nacionaliste të zëvendëskancelarit dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në zgjedhjet evropiane Kurz korri një fitore të madhe dhe me shumë mundësi do të fitojë edhe në zgjedhjet politike. Por edhe fati i Heinz-Christian Strache-s dhe partisë së tij FPOE në fund do të vendoset nga zgjedhësit, siç është normale të ndodhë në një demokraci, jo nga linçimet publike dhe jo nga revolucionet nëpër sheshe. Zgjedhje, në të cilat do të marrin pjesë të gjitha partitë, pa asnjë bojkot.

Në rast se parimet demokratike të zbatuara nga politikanët dhe nga mediat evropiane do të zbatoheshin edhe në Shqipëri, situata duhte te ishte krejt ndryshe sot. Asnjë parti nuk do të kishte djegur mandatet në Kuvend, nuk do të ishin hedhur bomba Molotov dhe nuk do të kishte dhunë nëpër sheshe, PD, LSI dhe PDIU do të ishin duke bërë betejën e tyre elektorale për të fituar zgjedhjet administrative, edhe falë gabimeve të bëra nga qeveria, dhe presidenti Ilir Meta do të ishte i qetë në zyrën e tij, pa patur nevojë të sakrifikohej si Salvador Allende, as të përmendte rrezikun e një lufte civile. Ndoshta edhe Peter Tiede, gazetari i çuditshëm gjerman, do të kishte shpëtuar nga transformimi kurioz që i ndodhi. Ai ne fakt me shumë se nje profesionist europian që investigon realitetin shqiptar me ekuiliber, distance dhe paashmeri, ngjan me shume me një militant gjerman të opozitës, duke arritur të postonte mesazhe në gjuhën shqipe, pa kuptuar as se ç’shkruante. Ai me shume se reportazh boton analiza personale te paraqitura si investigime, duke perdorur dokumenta te servirura nga nje pale pa respektuar parimin e gazetarisë europiane të degjojë edhe palen tjeter. Në vend që të importonte me përulësi në Shqipëri gazetarinë më të mirë evropiane, në fakt po bëhet, me shpejtësinë e një kameleoni, simboli i gazetarisë më të keqe shqiptare.

Në fund të fundit, për t’u bërë si gjithë Evropa, nuk ka nevojë të presësh nisjen e negociatave apo të bësh revolucione. Mjafton të shohësh jashtë dritares dhe të fillosh të sillesh siç bëjnë politikanët dhe gazetarët normalë në pjesën tjetër të Evropës. (Shqiptarja)l.m

Next Post
Avramopoulos: Nëse kërkesat për azil rriten, BE-ja do të marrë masa

Avramopoulos: Nëse kërkesat për azil rriten, BE-ja do të marrë masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

May 27, 2026
Lajmi i fundit/ Turisti gjen të vdekur një burrë në pyllin e Divjakës

Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

May 27, 2026
Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

May 27, 2026
Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

May 27, 2026
Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

May 27, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Ulet me 5 lekë litri i naftës! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

May 27, 2026
Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

May 27, 2026
Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

May 27, 2026
Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

May 27, 2026
Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In