Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. O., 33 vjeç, banues në Ballsh. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 Lekë të rinj, 1 250 Euro dhe 630 Paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Dyshohet se 33-vjeçari i shiste lëndët narkotike në Patos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.d