• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shisja drogë nga frika”, burgoset shpërndarësi shqiptar

by A R
13/08/2018 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tregtar shqiptar droge është dënuar nga autoritetet britanike dhe më pas e pret dëbimi në Shqipëri. Valmir Lela u ndalua nga oficerët e policisë në East Street në Brighton me drogë të klasit A dhe 400 paundë para të gatshme.

26 vjeçari shqiptar arriti ilegalisht në Britani të Madhe dhe pretendoi se u përfshi në shitjen e drogës nga frika se do të mbetej i pastrehë pasi humbi punën e tij në ndërtim.

Por ai u burgos për dy vjet dhe katër muaj për dy vepra penale nga gjykata e Hove Crown.

Philip Meredith, duke ndjekur akuzat, tha se Lela u ndalua nga policia më 30 qershor të këtij viti, teksa i dorëzonte kokainën një personi në këmbim të parave.

Lela nuk dha komente për oficerët në intervistë, por pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin e drogës së klasit A.

Avokati Carolina Guiloff, pretendoi se Lela nuk kishte rol të rëndësishëm në marrëveshjet e drogës dhe veproi më shumë si një “korrier” për tregtarët më të mëdhenj.

Avokatja tha se ai ka punuar më parë në një dyqan bizhuterish në Shqipëri dhe tani shqetësohet për të ardhmen, pasi prindërit e tij po luftojnë me sëmundje, çka rasti ju shton stresin.

Ajo tha se Lela shpresonte të fitonte para në industrinë e ndërtimit, por pasi humbi një punë ai e gjeti veten duke shitur drogë “nga nevoja për të vënë ushqim në gojë dhe një çati mbi kokë”.

Ajo tha: “Ai ishte në fund të zinxhirit, ai nuk është dikush me mjete të duhura financiare dhe nuk ka një funksion operativ apo menaxhues brenda bandës së drogës. Nuk ka asnjë sugjerim se ai kishte ndonjë element të kontrollit. ”

Gjyqtari e dënoi Lelën me dy vjet e katër muaj burg, por tha se do të ishte në dorë të autoriteteve të tjera për ta deportuar atë pasi të ketë vuajtur dënimin./Ora

Next Post
Drejtuesit e Preshevës dhe Bujanocit dyshime rreth planit të territoreve

Drejtuesit e Preshevës dhe Bujanocit dyshime rreth planit të territoreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In