• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Drejtuesit e Preshevës dhe Bujanocit dyshime rreth planit të territoreve

by Java News
14/08/2018 07:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit politikë në Luginën e Preshevës janë plotë dilema dhe dyshime lidhur me shkëmbimin e territoreve.Deutsche Welle ka vizituar Luginën e Preshevës, për të parë atmosferën pas deklarimeve të tilla.

Ditë pune në Preshevë. Nuk gjen askund vend për parkimin e makinës. Ndonëse gati askund nuk gjen një hije për t’u mbrojtur nga dielli përcëllues, rrugët janë të mbushura. Kafenetë plot, ndërsa rreth tavolinave pothuajse sheh vetëm meshkuj. Muzika me zë të lartë, në gjuhën shqipe, dëgjohet gjithandej. Në kafene si edhe në makina. Në rrugë parakalon një karvan dasmorësh me flamuj të Shqipërisë.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se mbi 95% e banorëve në Preshevë janë shqiptarë. Shumë rrallë dëgjon në rrugë gjuhën serbe. Në tregun e qytetit mbretëron tollovi. „Izvolite” (urdhëroni), thotë një grua e moshuar. Por me të dëgjuar se jam gazetare, interesimi për komunikim zhduket.

„Si mendoni, si po jetojmë këtu? Shikoni emrat e rrugëve, dyqaneve… E shihni ndonjë emër serb? Keni përshtypjen se gjendemi në Serbi?! Nuk dua të them asgjë më shumë, sepse më pas nuk do të blejë askush perime nga unë”, thotë ajo. Të njëjtin shqetësim ndan edhe një burrë pranë saj.

Shumica e njerëzve në rrugë janë të qetë. Kështu thotë edhe kryetari i komunës Shqiprim Arifi, i cili para pesë vitesh është kthyer nga Gjermania në Preshevë. Ai për të dytën herë ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë. Arifi nuk e flet serbishten, ndaj duhet të komunikojmë me ndihmën e përkthyesit.

„Mendimet janë të ndara – disa mendojnë se bashkimi me Kosovën do të shënonte realizimin e ëndërrave të kahershme, të tjerët janë skeptikë”, thotë Arifi për Deutsche Ëellen. “Megjithatë pozita e shqiptarëve këtu dallon shumë nga ajo e serbëve në veri të Kosovës. Ata kanë lehtësime ligjore, kanë të drejtën e marrjes së vendimeve për drejtuesit e policisë, në gjykata kanë influencë, e po ashtu në Parlamentin e Kosovës i kanë vendet e rezervuara.”

As tri pyetje direkte nuk mjaftojnë që Arifi të thotë prerë se çfarë mendon për idenë e bashkimit me Kosovën. Ai thotë se merret me politikën reale dhe do të realizojë vullnetin e popullit të shprehur para 26 vitesh në referendum – kur shqiptarët janë deklaruar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Por Arifi me dëshirë flet për mundësinë që shqiptarët të punësohen në Korporatën Energjetike të Serbisë (EPS), në Postë, në kalimet kufitare, dogana, kadastër, Telekom… Arifi pohon se në sipërmarrjet e shtetit punojnë pothuajse vetëm serbët.

„Ne jemi komunë më vete dhe do të duhej të kemi gjykata të pavarura, por nuk i kemi. Nuk kemi as prokukrorin e përgjithshëm. Fëmijët shqiptarë nuk kanë as libra shkollorë dhe detyrohen që tërë kohën në shkollë të mbajnë shënime. Ne tani jemi në Serbinë demokratike, por a vlejnë standardet e njëjta për të gjithë? Nuk kemi pasur as ujë të pijshëm. Sikur të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, ky problem nuk do të ishte zgjidhur kurrë. Pse? A është kjo demokraci apo vetëdije nacionaliste?”, pyet Arifi.

Në Bujanoc situata është pak më ndryshe. Atje jetojnë pak më pak se 13.000 serbë dhe pak më shumë se 20.000 shqiptarë. Por kjo nuk ndryshon aspak gjendjen në terren. Në rrugë mund të shihen flamuj të shumtë të Gjermanisë, Francës, SHBA, BE, por jo edhe të Serbisë. Në godinën e komunës janë vendosur dy flamuj – i komunës dhe ai i BE. Atmosfera në kabinetin e kryetarit të bashkisë, Shaip Kamberi, është njësoj ai ajo në rrugë. Këtu mund të gjesh të gjithë flamujtë, por jo edhe atë të Serbisë.

“Lugina e Preshevës është një temë e harruar me vite të tëra. Kjo është hera e parë që kjo çështje po ndërkombëtarizohet dhe shpresoj se presidenti Thaçi do ta mbajë premtimin që kjo çështje të hapet edhe në negociatat e Brukselit”, thotë Kamberi për DË.

“Kemi pritur se me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 do të ndodhin gjëra pozitive edhe tek ne dhe se do të respektohen të drejtat e njeriut, minoriteteve, do të vendoset sundimi i ligjit… Tani duket se BE i është përkushtuar më shumë Kapitullit 35 dhe raporteve me Kosovën. Ndaj kemi kërkuar nga presidenti Thaçi dhe delegacioni i Kosovës që ta hapë këtë çështje në dialogun me Serbinë”, thotë Kamberi.

Kamberi, i cili flet shkëlqyeshëm serbisht, flet edhe për “përkufizimet”. Ai është skeptik kur flitet për shkëmbimin e territoreve, në veçnati nëse edhe pas vendosjes së kufijve të ri në Serbi mbetet një numër i madh i shqiptarëve. Kjo do të shkaktonte shpërngulje dhe një katastrofë të re humanitare. Kamberi thotë se nuk do të përzihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me premtimin e Aleksandar Vuçiqit se për marrëveshjen eventuale me Kosovën duhet të vendosin në fund qytetarët në referendum, Kamberi thotë: “Varësisht nga pyetja, në referendum do të marrin pjesë edhe shqiptarët. Por autoritetet në Beograd i kanë në dorë të gjithë mekanizmat për influencimin e rezutltatit të referendumit – nëse duan ta bëjnë këtë.”

Kthehemi në Preshevë dhe flasim me një gazetar lokal, i cili është edhe aktivist për të drejtat e njeriut, Belgëzim Kamberi. Ai është i habitur me këtë që po ndodh kohët e fundit, me euforinë e krijuar. Kamberi rikujton se shqiptarët në jug të Serbisë kanë një problem shumë të madh – mos njohjen e diplomave të arritura në Kosovë. Kamberi dyshon se Thaçi dhe Vuçiq mund të dakordohen për gjëra të rëndësishme, kur dihet se ata nuk janë dakorduar madje as për njohjen e diplomave.

“Mendoj se fjalën kryesore për fatin e Luginës së Preshevës duhet ta kenë njerëzit që jetojnë këtu. Sebia së pari është dashur të flasë me shqiptarët këtu, si një shtet që flet me shtetasit e vet. Kjo duhet të ndodhë edhe mes Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Si mund të keni një dialog “atje lart”, në qoftë se nuk keni dialog mes shtetit dhe shtetasve të tij?”, pyet Kamberi në bisedë me Dw.

“Ata po krijojnë eufori. E dini çka? Beogradi po na diskriminon me vite të tëra, e Kosova na ka harruar. Plot 20 vjet me radhë Kosova nuk ka dhënë asnjë cent për Luginën. Kjo është shumë me rëndësi! Kjo do të thotë se Prishtina na ka harruar tërësisht. E tani papritur po qan për ne. Mua më duket e çuditshme kjo. Kam frikë se ata po bëjnë pazare me Beogradin”, thotë Kamberi.

Euforia e dirigjuar mund t’i sjellë Kosovës dhe ndonjë argument më shumë në bisedimet me Serbinë. Po çfarë do t’u sjellë qytetarëve të këtij rajoni? Kamberi tund kokën: “Vetëm ëndrra!”, përgatiti DW. (b.an)

Next Post
Përplaset për vdekje këmbësori në Fier, shoferi lë makinën dhe ikën

Përplaset për vdekje këmbësori në Fier, shoferi lë makinën dhe ikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In