• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHISH shpërndan listën sekrete të grupit radikal që përbën rrezik në Shqipëri

by A R
22/11/2015 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup personash mbahen nën vëzhgim prej disa javësh në Shqipëri, si pjese e masave antiterror. Një listë me emrat e këtyre personave me prirje radikale është shpërndarë për Agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ato të antiterrorit pranë Policisë së Shtetit, qe pas kërcënimeve të para nga ISIS.

Lidhjet e këtij grupimi personash me besim radikal, vijnë nga Kosova dhe Bosnjë Hercegovina. Nuk behet e ditur se sa është numri i këtyre personave, por ato përbejnë një rrezik potencial konkret, për sulme terroriste ne vendin tone, raporton ABC news.

Agjentët e shërbimit kanë shtuar masat e vëzhgimit për këtë grup personash, të cilët dyshohet se kanë lidhje me individ të caktuar dhe organizata bamirëse me seli në Bosnjë dhe Kosovës.

Këto organizata, dyshohet se kanë hapur degë të tyre edhe në Shkodër e Tiranë, pikërisht në zonën e Kamzës. Lidhjet e tyre shtrihen edhe me besimtare myslimane rezidentë në qytetet e Kavajës, Cërrikut, Pogradecit, Elbasanit dhe Librazhdit.

Këto individ, mësohet se janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive të cilat nuk janë nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Burimet thonë se krahas këtyre informacioneve operative në terren, policia ka shtuar masat e sigurisë edhe në pikat e kalimit kufitar të zonave ku mendohet se operojnë këta individë.

Policia thotë se pikat e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, Muriqanit, Morinës së Kukësit dhe Kapashticës janë zonat ku është intensifikuar vëzhgimi. Në këto pika të kalimit kufitar, policia thotë se janë angazhuar edhe agjent të SHISH­it të cilët në bazë të informacioneve operative, kanë arritur të listojnë disa emra të personave me rrezikshmëri apo prirje radikale.

Këto individë, sipas policisë, nuk lejohen të dalin nga territori shqiptar. Madje personat që janë pjese e listes se dyshimeve dhe qe jetojnë jashtë vendit nuk lejohet të hyjnë në territorin shqiptar.

Nga ana tjetër, burimet pranë policisë së shtetit thonë se janë shtuar masat e sigurisë pranë rezidencave të personelit diplomatik dhe të huaj të akredituar në Shqipëri si dhe pranë Ambasadave të tyre.

Ata thonë, se informacioni i ardhur nga agjencitë e huaja vënë theksin pikërisht këto ambiente, ndërtesa apo edhe vende ku frekuentohen nga rezidentët e huaj në Shqipëri përbëjnë potencial rreziku. Ajo qe bie ne sy është fakti qe përjashtohet mundësia e një sulmi në zona të mbipopulluara nga qytetaret shqiptare. /ABC news

Next Post

Trupi i modeles Maria është... hyjnor (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In