• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHISH i përfshirë tek “Babalja”, gazetari Olldashi ka punuar si agjent?

by Java News
09/10/2018 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte zbardhur një pjesë të dëshmisë së Albert Veliut, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” apo “Babalja” ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm kufiri.

Ndërkohë në dëshmi, Veliu thotë se aparaturat për kryerjen e përgjimit ia kishin dhënë dy punonjës të SHISH me të cilët kishte pasur komunikim deri në intervistën e dhënë në selinë e PD. Referuar materialit te prokurorise, rezulton se gazetari Jetmir Olladashi nuk ka qene vetem bashkëpunëtor i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunëtor i SHISH-it në kohën e Visho Ajazit

“Për këtë përgjim ishte pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult automjeti ‘Audi’. Përgjuesi e fillonte funksionimin në mënyrë mekanike duke shtypur butonin e pultit me shenjës e hapjes së automjetit. Në momentin kur hynte në funksion përgjuesi jepte një dridhje.

Përgjuesi pushonte së funksionari nëpërmjet po të njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njeri komandonte. Ky grup ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për dëshminë e Albert Veliut, publikuar nga Balkanweb

Më tej, ‘dëshmitari X’ ka deklaruar se materialin audio, të cilin e kishte regjistruar ia kishte dorëzuar këtyre punonjësve dhe vetë nuk kishte mbajtur kopje.

I pyetur rreth publikimit të një materiali audio-video, në datë 17.05.2018, ku paraqitej në një intervistë, duke folur rreth kësaj ngjarjeje, shtetasi Albert Veliu ka deklaruar se biseda ishte zhvilluar në të gdhirë data 17.05.2018, rreth orës 03:00, në një dhomë të gjendur në selinë qendrore të Partisë Demokratike, shkruan prokuroria.

Veliaj deklaroi se personi qe e intervistoi ishte i njejti person, punonjes i SHISH, duke hedhur dyshime keshtu se gazetari Jetmir Olldashi, eshte edhe agjent i SHISH-it

“Personi që kreu intervistimin e që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë, i shoqëruar me personin e memorizuar prej tij me mbiemër Bendo, intervista ishte regjistruar me anë të një kamere të vogël, të vendosur në trekëmbësh të pozicionuar përpara tij. Sipas Albertit, ai kishte ardhur në Tiranë në datën 15.05.2018, rreth orës 13:30 të mesditës dhe kishte qëndruar në një hotel. Rreth orës 17:30, i kishte telefonuar punonjësit të SHISH, që i kishte dhënë intervistën më pas nëpërmjet celularit të tij me numër 069***. Rreth orës 18:00, ai ishte takuar me të në një lokal, ku i kishte kërkuar llogari se përse ia kishin publikuar përgjimin dhe ai i kishte thënë se nuk e kishte idenë se si kishte ndodhur. Me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë kishte kontaktuar, duke i paraqitur vullnetarisht dhe personalisht në sportelin e selisë së saj, në dalën16.05.2018, rreth orës 15. Aty kishte kontaktuar me një sekretar, të cilit nuk ia kishte marrë vesh emrin.
Me të kishte komunikuar për rreth 30 minuta, ku e kishin lënë të takoheshin sërish në orën 02:50 të mëngjesit, të datës 17.05.2018. në këtë orë, ishte takuar sërish me këtë person, i cili e kishte shoqëruar në një dhomë në katin e dytë të selisë së Partisë Demokratike. Atje kishte regjistruar intervistën e bërë publike”, thuhet më tej ne materialin e publikuar nga Balkanweb

Gjithashtu, shqiptarja.com raporton se në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe dhe shtetasit Agron Laver Hyseni te realizuar prape ne Vlore ne data 24 nentor 2017, pra një muaj pas përgjimeve me Agron Xhafajn, që tani rezultojnë të falsifikuara.

a.ç

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 10 Tetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie! Zbardhen vendimet e gjykatës

Dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie! Zbardhen vendimet e gjykatës

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026: RamaË Negociatat deri në 2027, anëtarësimi në BE deri në 2030

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026: RamaË Negociatat deri në 2027, anëtarësimi në BE deri në 2030

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com