Reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Kukësit kanë sjellë bllokimin e aksit që lidh qytetin me zonën e Shishtavecit.
Intensiteti i reshjeve ka shkaktuar rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec duke sjellë dhe bllokimin e saj. Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra makina.
Në zonë kanë shkuar mjetet të rënda të bashkisë që po punojnë për hapjen e aksit.
Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, që fatmirësisht nuk zgjatën shumë, përmbytën dhjetëra dyqane, akse rrugore madje dëmtuan dhe makina të cilat u goditën nga pemë të rrëzuara.
Shërbimet e bashkisë së Kukësit tashmë ndodhen në terren për normalizimin e gjendjes së krijuar.