• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shiko, nuk është kënga… “Dil njëherë në penxhere…”

by Shpëtim Nazarko
26/12/2019 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Ka një diferencë të madhe midis një këshlltari, qoftë ky dhe i Kryeministrit dhe një zëdhënësi. Zëdhënësi, mund të jetë djalë, a çupë e bukur, që i jepet një tekst i përgatitur e që ai, duhet ta recitojë. Normalisht, nuk e di përmbajtjen, a hollësitë që i kanë dhënë formën e asaj, që duhet të recitojë. Kjo, për të mos reflektuar asnjë emocion, në atë që është gatitur nga të tjerë, prapa perdes dhe për të mos mbajtur përgjegjësi në të ardhmen, për çfarë ka thënë në të shkuarën.

Këshilltari mund t’i dijë të gjitha, mund edhe të jetë përgatitësi kryesor i asaj që ndodh në prapaskenë, por për këtë arsye, nuk flet kurrë, apo ndoshta, vetëm kur e lejon shefi i tij, për ndonjë arsye të veçantë.

Kur një gazetar dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, po shante me tërë arsenalin e mundshëm Ramën, para ca ditësh, më kujtoi të njëjtën gjë që bënte dikur këshilltari kryesor i Nanos, që shante Mejdanin në emër të të zotit, nga ana tjetër e rrugës.

Nuk është çudi e madhe. Një racë e një gen jemi. Pavarësisht se ai i Kosovës, thonë që mendon e shkruan, se jemi dy kombe. As i hyn në punë, a ndoshta nuk e di fare, se Kombi është ca më i vjetër se shteti e nuk do nja dhjetë a njëzet vjet të krijohet, po ndonjëherë, për të janë pak dhe nja njëmijë vjet.

Në lojë, veç këshilltarëve këndej e andej kufirit, i kanë hyrë betejës dhe të zotët e kështjellave. Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë. Atij të Kosovës, nuk i vë faj shumë… Ka nja një mijë arsye. Ramës po, sado e sido të justifikohet, se po i hedhin faje që nuk i ka.

Thjesht edhe sepse si e tha vetë, veprimet e tij i gjykon nesër, historia.

Shqipëria nuk është mbretëri. Koha, kur Zogu, 15 vjet pas formimit të shtetit, e quajti veten “Mbret të shqiparëve” dhe jo Shqipërisë, kishte kuptim të qartë. Atdheut, i shkëputën një pjesë të rëndësishme Kosovën, atë që serbët e quajnë sot e nesër, provincë të tyren…

Shqipëria ruan nga koha e Zogut, jo atë emër, po e ka të shkruar në Kushtetutë, që duhet të kujdeset për bashkëkombësit e saj. Dhe politikën e jashtme, po me Kushtetutë e drejton dhe e projekton Kryeministri.

Rama për interes të ngushtë apo kombëtar, quajeni si t’u dojë qejfi, ka ruajtur nga Zogu, diçka. Në kabinetin e tij, ka njerëz nga ajo pjesë e Kombit, për të cilët, si persona apo vepra nuk kam asnjë konsideratë të veçantë. Zogu i mbante edhe në Parlament, bashkëkombësit kosovarë. Ca kohë, bënte edhe zgjedhje të tyre në Parlament, sikur të mos ekzistonte kufi fare… Ishte gjetja e tij brilante, për kohën.

Po të kthehemi tek tema. Rama, nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si Haradinaj, por të vështrojë vetëm Kushtetutën. Vetëm asaj i jepet llogari. A është e drejtë kjo.

Në Kosovë, që quhet shtet prej 10 vjetësh, por jo Komb, siç mendojnë disa, duket se e kuptojnë ndonjëherë keq, rolin e këtushëm.

Me të drejtën e një shteti sovran, thonë që Shqipëria, nuk mund të flasë në emër të Kosovës. Mund të kenë shumë të drejtë. Ndërkaq, akoma më shumë Kosova, nuk mund të kondicionojë veprimet e Shqipërisë.

Ngjarja për të cilën, palët kanë dalë e qesëndisin njëri-tjetrin në dritare, do të kalojë, apo do të jetë njëra prej shumë ngjarjeve që do të bjerë e nesërmja.

Besoj se, më e mira do të ishte që në situata të tilla, palët ulen në një tavolinë diku e konkordojnë qëndrimet. Dritaret janë për gratë e lagjes, llafazanët e gazetave, apo portaleve.

Vetë, nuk e kam të vështirë të kuptoj, pse në Kosovë i kanë hyrë këtij sherri. Edhe të vegjlit, kanë të njëjtat huqe, si të mëdhenjtë. Kur nuk i kanë punët mirë brenda, bëjnë zhurmë a hyjnë në bahçen e fqinjit, apo zënë e pushtojnë territore të të tjerëve, kur janë mbretëri a perandori.

Në Kosovë, po vijnë vërdallë për të bërë qeverinë e re, që duket do të hyjë në të njëtat historira, si paraardhësja, që u zvarrit për shumë kohë.

Në Tiranë, ka më pak probleme të tilla. Të paktën, në pikpamje zyrtare. Po Tirana, ka më shumë marrëdhënie dhe detyrime kontraktuale me fqinjët dhe me Europën, ku kërkon të hyjë dhe koha, nuk është në favor të saj. Më shumë se kurrë, i nevojitet të sillet urtë.

Tani që Anglia ka dalë nga Europa, Merkeli po zhduket në horizont dhe Makroni, do të luajë “alla de Gol”, situatat bëhen prapë edhe për Shqipërinë, me zarar…

Dhe në Kosovë, duhet ta dinë, pavarësisht mençurisë së analistëve të saj, se, nëse pozita e Shqipërisë dobësohet njëherë, ajo e Kosovës dobësohet dhjetë herë… Duan apo nuk duan ata. Duam apo nuk duam ne…

Ndërkaq, kjo situatë nuk i lejon zyrtarët andej e këndej, të luajnë në kurriz të Kombit.

Ca më shumë, të dalin në dritare e të tmerrojnë njerëzinë.

Nëse vazhdoj t’i mbetem pikëpamjes se, Rama është lojtari më i mirë që ka prodhuar vendi këto 30 vjet në politikën e jashtme, duke trupëzuar tek ai, dinakërinë e Zogut dhe elokuencën e Nolit, kjo nuk e lejon atë të japë përgjigje, që në fakt, vetëm se shtojnë zhurmën e burive, të një lufte llafazanësh, në të dy anët e kufirit.

Next Post
Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita e rëndoi situatën; Tërmeti ka ribërë gjithë fabulën politike

Minxhozi: Djegia e mandateve nga opozita e rëndoi situatën; Tërmeti ka ribërë gjithë fabulën politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In