• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shijak/ Breshëri kallashnikovi mjetit të biznesmenit Dashamir Gjoka, udhëtonte me gruan e fëmijët

by Java News
23/08/2017 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një atentat me armë zjarri është bërë ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka.

Ngjarja ndodhi te ‘4 rrugët e Shijakut’. Sipas raportimeve, një person ka qelluar me kallashnikov ne drejtim të mjetit. Në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka bashkë me fëmijët e tij. Ndaj tyre u drejtua breshëria e plumbave nga një tjetër makinë që udhëtonte paralelisht me mjetin e biznesmenit. Fatmirësisht, mjeti i blinduar shmangu tragjedinë, pasi plumbat nuk arritën të depërtojnë.

Ai ka arritur të shpëtoj për shkak të mjetit të blinduar me të cilin lëvizte. pas të shtënave biznesmeni ka drejtuar mjetin për në komisariatin e policisë ku raportoi për atentatin që iu bë atij dhe familjes.

Policia ka ngroitur postblloqe tb shumta në zonë dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorit të krimit. Policia ka fokusuar veprimet hetimore tek e shkuara problematike e biznesmenit.

Ai rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Gjoka ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë, pasi gjykatat shqiptare nuk lejuan ekstradimin. Pak kohë më parë atij i’u sekuedtyrua edhe kompleksi mjaft i njohur në pronësi të tij, por gjykata shfuqizoi sekuestron.

Kush është Dashamir Gjoka

Dashamir Gjoka rezulton i dënuar nga gjykata italiane me 7.5 vite burg, si drejtues i një organizate kriminale që shfrytëzonte femra për prostitucion

Një dënim i vitit 2009 nga drejtësia italiane i ka kushtuar sekuestrimin e të gjitha pronave në vitin 2005 Dashamir Gjokës, pronar i kompleksit “Gjoka” në Shijak. Pronat të cilat u liruan nga sekuestro me vendim Gjykate.

Edhe pse i dyshuari është i lirë, pasi gjykata refuzoi ekstradimin e tij drejt Italisë, në kuadër të ligjit Antimafia, prokuroria dhe gjykata dyshojnë se pasuritë e tij janë krijuar me burime jo të ligjshme. Për herë të parë, problemet e Dashamir Gjokës me drejtësinë kanë nisur në vitin 2013, kur ai është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane, por të tria gjykatat kanë refuzuar kërkesën për ekstradim.

Në kuadër të hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria e Durrësit, gjykata e këtij rrethi fillimisht ka sekuestruar dhe më pas ka liruar pasuritë e të dyshuarit. Vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të ligjit Antimafia, pasi pronari i këtyre pasurive nuk ka mundur të provojë burimin e ligjshëm të tyre.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sekuestrimin e kompleksit “Gjoka”, i cili ndodhet në Shijak dhe që është ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 6949 m2. Në përbërje të tij ka njësi shërbimi të tilla si bar, restorant, supermarket, motel, terrene sportive, pishinë, si dhe një magazinë. Ende nuk dihet vlera reale e këtij kompleksi, pasi ai ka qenë në proces legalizmi dhe pronari i tij, shtetasi Dashamir Gjoka e ka vetëdeklaruar vlerën në shumën e 1 miliard e 700 milionë lekëve të vjetra.

a.ç

Next Post
Grupi i PS kundër ministrit Ahmetaj: Jo akcizës për naftën e peshkimit

"Rama 2", emrat e rinj që marrin poste të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In