• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shihni Ogertën si është bërë…, Belinda flinte në makinë, Olta sapo ka lindur dhe rrinte rrugëve”/ Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi

by Java News
13/12/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vizitat që zhvillon në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të fliste edhe për vështirësitë me të cilat janë përballur, kryesisht ministret, pas tragjedisë që shkaktoi lëkundja e tokës.

Në familjen Çupi, Rama ka treguar se Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës, ka fjetur vetëm dy orë në makinë gjatë ditëve të para pas tërmetit, duke qenë gjithë kohës në terren. Edhe Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, ka qëndruar në terren ndonëse kishte pak ditë që kishte lindur.

“Shihni Ogertën (Manastirliu) si është bërë… Belindën (Balluku) e detyrova unë me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë dy orë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, (Olta Xhaçka) sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndejti. Nuk po flasim për heroizma, por po them që të gjithë kanë bërë maksimumin”, u shpreh Rama.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aleksin
Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi
Aleksi: Po, po kaloi
Rama: Ku e ke problemin?
Aleksi: Vetëm të këmba, nuk kam forcë
Rama: Nuk ka problem afatgjatë?
Aleksi: Jo, jo vetëm vënia në lëvizje
Rama: Shyqyr që paske gjithë këta njerëz
Aleksi: Po, po jemi shtëpi e madhe. Duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë, cdo gjë është e shkruar
Rama: Po cfarë thonë këta mjekët tani
Ogerta Manastirliu: Duhet ta ndjekë me fizoterapist. Aleksi ka pasur një problem shumë më të madh në mëlçi, por e kaloi pa ndërhyrje
Aleksi: Më thonin se do ta futesha në sallë
Ogerta Manastirliu: Traumën e kaloi, tani rikuperimi dhe kalimi në normalitet
Rama: Shtëpia më duket e mirë
Aleksi: Po, po, shumë mirë
Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira, qofshi me kaq
Familjarët: Ajo është e fejuara
Rama: E pashë, e pashë, nga mënyra si i rri në këmbë është me fat
E fejuara e Aleksit: Edhe në jemi me fat që e fali Zoti
Rama: Faleminderit për fjalët e mira, i pëlqejnë të gjithë. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot dhe të merr përpara dhe
maksimumi që mund të bësh është të qash hallin që mund të qahet, pastaj cfarë mund të thuhet? Por këto gjërat e tjera të mos mungojnë. Brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Kemi edhe nesër edhe pasnesër edhe mbaron. Të hënën do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë nuk humbën njeri e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.
(E fejuara e Aleksit qeras Ramën dhe të pranishmit me karamele)
Rama: Nuses së shtëpisë nuk ia kthejmë, të trashëgoheni!
Rama: Ka pasur qenë një Tajar Baçova që kishte një ari te cirku edhe kur ishim të vegjël shkonim e shikonim me arin Silva, ashtu jam bërë unë. Ngela në TV. Gerta (Ogerta Manstirliu) shikoni si është bërë…të gjithë, por të gjithë në detyrën e vet, nuk janë të gjithë te kutia e TV-së
I afërmi i familjes Çupi: Ti je kryetari i shtëpisë, ty të takon
Rama: Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë edhe ngrohen në shtëpia. Por atë Belindën (ministrja Belinda Balluku) e detyrova unë me shkuar në shtëpi, flinte në makina dy orë. Ministrja e Mbrojtjes sa ka lindur fëmijën edhe rrugë. Nuk po flas për heroizma por të gjithë kanë bërë maksimumin. Se në këto kushte, unë kur ishte momenti i parë thash o Zot më ndihmo ta përballojmë këtë situata. Nuk e kam menduar që për 10 ditë do të ikte problemi kryesor. Ku i ishte shkuar mendja me i marrë me i fut në hotele me 5 yje dhe shtëpia me qira. Kemi gjet një mundësi me i bërë shpejt shtëpitë, fantastike, 100 herë më të mira dhe që nuk pyesin për erë, shi dhe tërmet.
Rama: Sa kohë keni që jeni njohur?
Aleksi: Me gocën?
Rama: Po me gocën, me kë me mua?
Aleksi: Kemi 4 vite
Rama: E paskeni menduar gjatë…
Aleksi: Po gjërat e mira vijnë avash avash
Rama: E fejuara është punonjëse police?
E fejuara e Aleksit: Po, jam te komisariati 6-ta
Rama: Po ishit bashkë kur ndodhi kjo?
Aleksi: Jo…
Rama: Apo jeni kështu, derisa të martoheni…Se ai tjetri atje, thoshte u fejova, ra tërmeti dhe nuk kam ctë bëj
I afërmi i familjes Çupi: Ishte përgatitur për fejesën, erdhi vëllai nga Anglia, ky nga Greqia, ndodhi kjo dhe tani do ta kthejmë në forcë
Rama: Histori e papame, film me e bo dhe nuk e bën dot
I afërmi i familjes Çupi: Jemi shumë fëmijë dhe jemi shpërndarë, kemi qenë dhjetë, 6 çuna dhe 4 goca
Rama: Kanë qenë burra dhe gra ata, nëna ime e nënta, se gjyshi donte gocë dhe nuk pranonte çun. Gjyshja nisu për maternitet dhe kthej me çun, ai thoshte vijojmë punën. 9-të në 14 vite, bam bam bam bam. Heroina….
I afërmi i familjes Çupi: Unë i kam thënë 5 ose 6-të
Rama: Ka ndërruar koha. Tani janë akoma gjyshet, por kur të bëhen këto gjyshe dhe të vijnë ato tjerat mbrapa, policia pas 20 vitesh, pastaj një edhe ta firmosësh edhe ta mbash në krah, cfarë flet…Gjyshja ime thoshte se vdekja zgjedh, për një të keq merr pesë të mirë.
I afërmi i familjes Çupi: Ne themi se edhe hasmit mos i pafshim këtë tragjedi.
Rama: Të jeni mirë dhe i marrtë 2019 me vete dhe mos kthehtë kokën. Nuse mbaje mirë, por shtyje përpara, se mos i duket karroca si kolltuku i mretit, se nga zona e mretit është ky. Për cfarë të kesh nevojë na bëj një zile (i thotë Aleksit).

g.kosovari

Next Post
FOTO/ 2 karikatorë kallashnikovi, kush janë viktima dhe i plagosuri i atentatit në Peqin

FOTO/ 2 karikatorë kallashnikovi, kush janë viktima dhe i plagosuri i atentatit në Peqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In