• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shihemi në gjyq’, deputetja e PS: PD mashtron, e sfidoj të provojë akuzat për pasurinë time

by Java News
25/09/2018 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati ka marrë 3.5 miliardë lekë tendera”

Kështu deklaroi sot pasdite deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat duke mos paraqitur asnjë provë për publikun.

Sulmet ndaj Ferhatit vijnë në kohën kur ajo deklaroi se kreu i PD Lulzim Basha gjënjeu kur deklaroi mbrëmë në emisionin “Open” se kunati i tij nuk ka “kompani konsulence.

Në një deklaratë për media deputetja e PS u shpreh se kjo jo vetëm është e pa vërtetë, por kunati i Bashën ka 6 kompani.

Fill pas kësaj deklarate, një sulm i orkestruar i PD hodhi baltë mbi Ferhatin e cila i është përgjigur demokratëve përmes një statusi në rrejtin social facebook ku shkruan se: “shërbimet e internetit që kompania e tim shoqi ka furnizuar për subjekte shtetërore, vlerat e të cilave të marra së bashku janë rreth 500,000 lekë në vit, janë ndërprerë që në ditët e para kur unë isha kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme 2017.”

Ndër të tjera deputetja socialiste shprehet se bilancet e kësaj kompanie janë depozituar rregullisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në organet tatimore, duke sfiduar PD t’i vërtetojë deklaratat që bën.

Platforma e PD është thjesht mënyra e Lulzim Bashës për të vendosur gjoba mbi biznesin, duke përdorur metodat e kohës së Enverit. Keqardhje për opozitën që bie çdo ditë në batak! Shihemi në gjyq!-përfundon Ferhati.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që isha në Njësinë 3, duke bashkëbiseduar me banorët e zonës për shqetësimet e tyre, siç bëjmë çdo ditë e çdo javë të gjithë ne, deputetët e Partisë Socialiste, mësova se një zë i Partisë Demokratike, që zakonisht del vetëm për të shpifur e shantazuar, paska “denoncuar” publikisht se kompania e bashkëshortit tim, na paska shumëfishuar të ardhurat gjatë viteve të mazhorancës socialiste e një sërë broçkullash të tjera, që gjithmonë i rezultojnë në flluska sapuni.

Për opinionin publik deklaroj me përgjegjësi të plotë se gjithçka është thënë nga Salianji i PD është totalisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.

Shoqëria Selcom sh.p.k., ku im shoq është ortak dhe administrator, është krijuar në vitin 2006 dhe ushtron aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Bilancet e kësaj kompanie janë depozituar rregullisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në organet tatimore. Përvec kësaj, unë kam qënë subjekt sipas ligjit për deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit në periudhën 2008 – 2015, dhe të gjitha të dhënat për të ardhurat e mia, familjes dhe të bashkëshortit tim janë deklaruar të plota pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Këto të dhëna janë të aksesueshme online për cilindo të interesuar.

Nga një analizë e thjeshtë e të dhënave të mësipërme, rezulton se kjo shoqëri ka fitim të qëndrueshëm në vite, që nga koha e qeverisjes së Partisë së Salianjit e deri më sot.
Është e vërtetueshme që kjo shoqëri përfaqëson aktivitetin tregtar të njerëzve të thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi që zhvillojnë biznes të ndershëm.

Dhe sa për tenderat, që mund të verifikohen lehtësisht edhe këto, në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e sfidoj PD – në, të vërtetojë cilat janë këto tendera dhe vlerat e kontratave, pasi çdo gjë që thuhet prej altoparlanteve të saj, është shpifje dhe totalisht lajthitje.

Edhe shërbimet e internetit që kompania e tim shoqi ka furnizuar për subjekte shtetërore, vlerat e të cilave të marra së bashku janë rreth 500,000 lekë në vit, janë ndërprerë që në ditët e para kur unë isha kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme 2017.

Nuk më bën më përshtypje, balta që hedhin eksponentët e PD ndaj kujto, qofshin këta dhe njerëz të ndershëm e të zakonshëm të këtij vendi, vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet e tyre dhe brenda tyre, për të shpëtuar ata vetë nga pasojat që vijnë nga reformat e ndërrmarra prej mazhornacës socialiste e veçanërisht nga reforma në drejtësi.

Ja pra, ky është problemi. Alternativa e PD nuk ka për synim vendosjen e drejtësisë. Se për reformën në drejtësi, ata nuk lanë gurë pa lëvizur, vetëm e vetëm që ta pengonin. Platforma e PD është thjesht mënyra e Lulzim Bashës për të vendosur gjoba mbi biznesin, duke përdorur metodat e kohës së Enverit. Keqardhje për opozitën që bie çdo ditë në batak!

Shihemi në gjyq!

Next Post
Çfarë është një oligark?

Çfarë është një oligark?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In