• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shih ç’po i bëj nuses”, dëshmia e të resë: Si më përdhunoi i dashuri i vjehrrës

by Java News
28/12/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranes ka dënuar me 9 vjet burg nje 56 vjecar me akuzen se ka përdhunuar nusen e djalit të bashkejetueses

I pandehuri në fjalë është shtetasi Sh. Zarka. Ai është arrestuar më date 5 korrik të këtij viti, ndërsa kallëzimi është bërë nga shtetasja Xh. Kovaçi. Kjo e fundit ka pretenduar se 56-vjeçari, bashkëjetuesi i vjehrrës së saj, ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja
Ne daten 05.07.2016, rreth ores 22.00 eshte bere arrestimi ne flagrance i te pandehurit Sh. Zarka. Ky i fundit eshte arrestuar, pasi ne date 05.07.2016 ne Komisanatin e Policise Nr 5, Tirane eshte paraqitur dhe ka bere kallezim penal shtetasja Xh. Kovaci.

Sipas Procesverbalit per marrjen e te dhenave nga personi qe ka dijeni per vepren penale, date 05.07.2016, të shtetases Xh. Kovaci, rezulton se ajo ka deklaruar se:

Jam e martuar me shtetasin Sh. Kovaci me te cilin kam pese femije dhe banoj tek Xhamia, Sahati ne Tirane. Vjehrra bashkejeton me shtetasin Sh. Zarka i cili eshte me banim ne Valias. Me date 03.06.2016, une se bashku me kunaten time shtetasen E. Kovaci, ku me vete kisha vetem djalin tim shtetasin M. Kovaci, i kemi shkuar tek vjehrra jone shtetasia L. Kovaci ne Valias e cila sic thashe bashkejeton me Sh. e cila na kishte ftuar per dreke.

Kemi shkuar ne banesen e Sh. ku qendron vjehrra jone, kemi qendruar dhe me pas jemi ulur per te ngrene dreke. Pasi kemi mbaruar dreken jemi ulur per te pushuar. Une, djali dhe kunata kemi shkuar ne nje dhome gjumi per te fjetur. Pas pese minutash pasi ne ishim futur ne dhome, ka hyre Shpëtimi i cili mbante ne dore dy gota me birre, qe te pinim dhe ne. Ne i kemi thene se, nuk na pihet me dhe jemi ulur per te pushuar.

Shpëtimi ka vazhduar te na thote se duhet te pini gotat e birres, si dhe kur ne e kemi kundershtuar ai ka derdhur gotat e birres ne koke, ku njeren e ka gjuajtur ne drejtimin tim, ku pasi i jam shmangur ka rene ne mur duke u thyer mbi dysheme. Kurse me goten e dyte me ka goditur ne koke ne anen e majte te saj mbi vesh.

Ne kete moment me ka kapur nga floket duke me ulur ne dysheme, ka filluar te me gjuaje me grushte dhe me shkelma ne te gjithe trupin. Ne kete moment kunata e frikesuar ka marre djalin dhe eshte larguar nga banesa e Shpëtimit i cili ka hyre ne dhome, ka mbyllur deren, nen kercenimin e nje thike me ka zhveshur duke kryer marredhenie seksuale me dhune me mua.

Pasi ka mbaruar pune me ka thene te rrij e shtrire perpara tij derisa te thoshte ai qe te çohesha. Me pas sic isha e zhveshur me ka thene te ngrihesha ne kembe, te rrotullohesha rreth tij qe te me shihte, ku dhe une keshtu bera, pasi ai vazhdonte te me kercenonte me thike ne dore ku vazhdonte te me thoshte se do dalesh nga dhoma kur te te them une pasi nuk kam mbaruar qejfin akoma.

Ne kete moment ka thirrur vjehrren time, Liljanen, i ka hapur deren. Kur eshte futur ajo ne nje moment qe te dy ishim te zhveshur dhe i ka thene shihe nusen e djalit se cfare po i bej. Vjehrra e ka marre me te mira duke i thene se ‘hajde merru me mua dhe lere nusen’. Shpëtimi i ka thene Liljanes me bej nje kafe se nuk jam ngopur akoma, dhe me pas duke me kercenuar ka filluar te me dhunoje seksualisht perseri. Pasi ka mbaruar pune me ka thene cohu vishu dhe dil jashte, dhe une jam larguar nga banesa e tij me shpejtesi duke ikur ne Kamez per ne Tirane.

Pyetje: A e njihnit me pare shtetasin Sh. Zarka?

Pergjigjie: Jo nuk kam patur njohje me pare me kete person.

Pyetje: Ju gjate drekes keni vene re Sh. ka treguar interes ndaj jush?

Pergjigjie: Jo gjate drekes nuk kam vene re nje gje te tille.

Pyetje: Atehere si ka ndodhur qe Shpëtimi ju dhunoi sekualisht ne banesen e tij ne pranine e vjehrres dhe te kunates tuaj?

Pergjigjie: Une nuk di gje per kete, por nje gje di qe ai ishte i pire dhe nen kercenimin e vazhdueshem me nje thike qe mbante ne duar me dhunoi seksualishte dy here njera pas tjetres.

Pyetje: Ç’farë ju ka ofruar ne kembim te ketij akti sekual?

Pergjigjie: Jo nuk me ka ofruar asgje pervecse dy gota birre te cilat mi ka derdhur duke me gjuajtur me to.
Panorama/d.i.

Next Post
Dorëzohet Rusia, pranon përdorimin e dopingut nga atletët e saj

Dorëzohet Rusia, pranon përdorimin e dopingut nga atletët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In