• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat zyrtare të INSTAT, bien me 6.4 % eksportet në Qershor

by A R
28/07/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliard lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me qershorin 2015 dhe rritur me 10,1 % në krahasim me maj 2016.

Sipas raportit mbi tregtine e jashtme te publikuar sot nga Instituti i Statistikave, importet e mallrave në muajin qershor 2016 arritën vlerën 51 miliard lekë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me muajin qershor 2015 dhe duke u ulur me 1,6 % në krahasim me majin e 2016-ës.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28 miliard lekë, duke u rritur me 14,4 % krahasuar me qershorin e 2015-s dhe duke u ulur me 9,3 % në krahasim me maj 2016.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 % të gjithë tregtisë. Në qershor 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 63,2 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (39,8 %), Kina (7,8 %), Greqia (7,2 %) dhe Turqia (6,1 %)
Në muajin Qershor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2015 janë Italia me 28,5 %, Greqia me 40,6 % dhe Serbia me 7,3 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 36,2 %, Maqedonia me 9,9 % dhe Spanja me 80,3 %.

Në muajin qershor 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me qershor 2015 janë:Italia me 7,0 %, Kina me 51,0 % dhe Turqia me 15,2 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Greqia me 13,1 %, Serbia me 27,6 % dhe Franca me 21,6 %

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “tekstile dhe këpucë” me +5,3 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rritja vjetore e importeve prej 4,1 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +7,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje”, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me -1,7 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,1 pikë përqindje.

Next Post

Harta e klisheve, Shqipëria përfaqësohet nga... kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In