• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Vetingu pastron drejtësinë shqiptare, 50 gjyqtarë e prokurorë u rrëzuan në 2018

by Java News
11/02/2019 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë arritur të kalojnë provimin e vetingut, mes të cilëve edhe persona të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, siç është rasti i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese apo edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetëm gjatë vitit 2018 nga 92 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që kanë kaluar në sitën e vetingut, plot 50 prej tyre ose janë shkarkuar nga komisionet e vetingut ose janë tërhequr vetë më parë për të mos u diskredituar gjatë kontrollit.

Këto janë të dhënat zyrtare që jep raporti vjetor i Këshillit të Ministrave për 2018-ën, me anë të të cilit ai informon Kuvendin e Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të integrimit europian, ku ndërmjet të tjerave flet edhe për rezultatet e deritanishme të Reformës në Drejtësi.

Vetingu

Sipas këtij dokumenti, deri në datën 24 dhjetor të 2918, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimin në detyrë të 20 gjyqtarëve, 18 prokurorëve dhe 4 ndihmësve ligjorë; 35 vendime për shkarkimin nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor; 7 vendime për ndërprerjen e procesit për 4 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Pra siç shihet, bëhet fjalë për më shumë se gjysmën e njerëzve të drejtësisë që kanë “ngelur në klasë” dhe për rrjedhojë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Po ashtu vlen të theksohet se nga 13 kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, 7 prej tyre janë shkarkuar, 4 janë konfirmuar në detyrë, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësimit dhe 1 tjetër është në proces rivlerësimi. Gjithashtu, raporti bën të ditur se nga 17 kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, 6 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësimit dhe 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë. Po ashtu, nga 19 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, 9 janë shkarkuar nga detyra, 10 janë konfirmuar në detyrë.

Korrupsioni

Qeveria raporton se gjatë vitit të shkuar janë ndërmarrë 445 veprime disiplinore për punonjës të administratës publike nga të cilët 102 rezultojnë të jenë liruar nga shërbimi civil (33% prej të cilëve ishin nëpunës civilë të nivelit të mesëm ose të lartë), ndërsa 36 kallëzime penale janë dorëzuar në prokurori.

Gjatë periudhës janar-qershor 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur 1,099 raste të referuara në prokurori nga policia.

Krimi

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, raporti bën të ditur se vitin e shkuar janë konfiskuar më shumë se 2,300 kg marijuanë, kokainë dhe heroinë, me një vlerë totale të vlerësuar prej 15 milionë eurosh. Sipas raportit, gjatë periudhës janar – nëntor 2018, Task Forca Speciale përfundoi 22 operacione kundër 11 grupeve të strukturuara kriminale dhe arrestoi 175 nga drejtuesit dhe anëtarët e tyre si dhe sekuestroi pasuritë e tyre kriminale, me vlerë rreth 20 milionë euro.

E.Xh./

Next Post
Mjeku i urgjencës dhunohet, Manastirliu: Akt barbar, autorët të dënohen

Mjeku i urgjencës dhunohet, Manastirliu: Akt barbar, autorët të dënohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In