• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat tronditëse / Ja sesa fiton Noizy në vit

by A R
19/07/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një përllogaritjeje të shkurtër, arritëm në përfundimin se Noizy-t vërtet ‘s’ia bleu as mami, as babi, por i bleu vetë’.

Sepse kur fiton mbi 1 milion e 800 mijë euro në vit, ti je ai që u blen të tjerëve.

Dihet që reperi tashmë i kthyer në markë është një ndër më të paguarit, por ai vetë ka dhënë detaje që tregojnë se Noizy fiton shuma marramendëse nga emri i tij.

‘Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert’, ka deklaruar Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin’ (Mars 2016). Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik Noizy ka plot 31 koncerte, sipas datave të publikuara në Facebook-un e tij. Pra vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro!

Por edhe nëse llogarisim sezonin më të varfër për koncerte, përshembull në shtator apo tetor kur Noizy mund të ketë koncerte vetëm në fundjavë, 8 koncerte secili me nga 15 mijë euro nuk i thonë pak, por plot 120 mijë euro. Dhe rikujtojmë: ‘Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert’.

Dhe jo, menaxherët nuk i mbajnë asnjë përqindje, sepse Noizy e menaxhon vetë veten. Çdo fitim shkon i paprekur, dhe duke bërë një llogaritje mesatare prej vetëm 10 koncertesh çdo muaj, Noizy arkëton plot 1 milion e 800 mijë euro në vit. Janë mëse të mjaftueshme për të blerë nga një apartament në çdo qytet bregdetar shqiptar, dhe një Mercedez Benz të tipit të fundit që kushton 150 mijë euro.

Shumë këngëtarë e kanë shprehur se fitimet nga klikimet në Youtube janë të papërfillshme, pasi 60% e fitimeve të tyre i mban Youtube. Por Noizy ka thyer rekorde me videot e tij në Youtube, duke kaluar shpeshherë 10 milion klikimet për këngët e tij.

Në kanalin e tij zyrtar në Youtube, ‘thisisNoizy’, ai ka deri më tani 286,753,051 klikime gjithësej. Për 1 milion klikime, Youtube paguan 800-1000 euro, e vetëm nga videoklipet e publikuara këtë vit, Noizy ka fituar 19,524 euro, duke llogaritur vetëm videoklipet zyrtare.

E duke mbajtur parasysh të gjitha këto, nuk na çudit se Noizy po bëhet gati të hedhë në treg një markë veshjesh e objektesh të tjera që do të mbajnë emrin e tij.  Ai ka thënë se shpejt, do të kalojë në prapavijë si producent i artistëve të rinj të repit në Shqipëri. /Anabel.al/

Next Post

Basha i përgjigjet Donald Lu: Ne jemi koherentë, pranuam propozimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

November 7, 2026
“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In