• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

SHIFRAT/ Shqipëria rekord pushuesish për vitin 2017

by Java News
23/01/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT. Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike.

Ndonëse gradualisht po e braktisin vendin amë, shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve në vend, me 34% të totalit (nga 45% që ishte pesha e tyre vitin në 2016-n). Sipas INSTAT, në vitin 2017 hynë 1.7 milionë shtetas nga Kosova, me një rënie të ndjeshme prej 19%. Rreth 411 shtetas më pak kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit të kaluar, në një protestë në heshtje ndaj abuzimeve me çmimet, standardeve të munguara të cilësisë, infrastrukturës së rënduar, diskriminimit me lëvizjet e autobusëve, apo dhe rendjes drejt alternativave të tjera rajonale. Shqipëria mbetet si destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë “zbulimi” i kësaj vere për shumë turistë nga Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia, teksa vendi i shqiponjave ka qenë gjithë vitin në fokusin e mediave të huaja që shkruan për bukuritë e tij dhe alternativën e çmimeve të lira. Në 2017-n të huajt nga shtetet e tjera e neutralizuan efektin e ikjes së pushuesve nga Kosova.

Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve janë maqedonasit, që u rritën me 18.5%, ku 671 persona kanë hyrë në Shqipëri. maqedonasit kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në vlerë absolute, me 105 mijë shtetas më shumë. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë. Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar.

“Plazhe si Karaibet, peshk me vetëm 7 euro”, ishin disa nga titujt me të cilat mediat italiane i përshkruan pushimet në Shqipëri. Numri i tyre shënoi rritjen të lartë me 36% (dhe të dytën në vlerë absolute pas maqedonasve), teksa 363 mijë italianë erdhën në Shqipëri në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime. Edhe këtë vit pritet e njëjta tendencë, pasi një kompani e madhe turistike italiane Alpi Tours ka hyrë në Shqipëri dhe pritet të sjellë pushues italianë, me preferencë jugun e vendit. Në rritje të ndjeshme ishin dhe shtetasit nga Gjermania, me një rritje prej 47%, apo 212 mijë shtetas.

Risia e 2017-s ishte ardhja e polakëve përmes agjencisë turistike më të madhe në Poloni, ITAKA. Hyrja e tyre bëri që 12 hotele në Durrës të grupoheshin dhe të ofronin paketa të gjitha të përfshira. Statistikat tregojnë se në 2017-n, Shqipërinë e vizituan 114 mijë polakë, me një rritje prej të fortë prej 73%. Këtë vit gjithsesi, polakët nuk duken shumë entuziastë, por vendin e tyre në prenotime po e zënë ukrainasit si dhe nordikët. Këta të fundit janë dhe më të preferuar nga hotelet shqiptare pasi paguajnë më mirë.

Edhe nga SHBA, ka pasur një rritje të interesit, ku ardhjet e shtetasve nga ky vend u rritën me 19.3% në 98 mijë hyrje.

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të bilancit të shërbimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, ardhurat nga udhëtimet arritën për 9-mujorin një nivel rekord prej 1.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 13% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë rekord.

Rritja e ndjeshme e interesit për Shqipërinë pritet të vijojë edhe këtë vit, bazuar në prenotimet e hoteleve, të cilat që në fillim të këtij viti janë rezervuar mbi 90%. Por, nuk dihet sa do të zgjasë “eksperimenti” i të huajve me Shqipërinë, nëse nuk do të rregullohen problemet me infrastrukturën, plehrat, raportin cilësi-çmim, mungesën e alternativave argëtuese e shumë të tjera. Pushuesit nga Kosova ishin të parët që protestuan në hedhjet, polakët ndoshta të dytët. Për të tjerët duhet të presim…/monitor/MA.ME

Next Post
‘Ku janë lekët’, hajdutët futen në banesë dhe dhunojnë të miturin

'Ku janë lekët', hajdutët futen në banesë dhe dhunojnë të miturin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In