• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat/ Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë, si ndryshuan eksportet

by Java News
18/01/2019 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të nivelit të eksporteve drejt Kosovës gjatë muajit të kaluar. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, Shqipëria eksportoi në Kosovë në muajin dhjetor më shumë se 2.1 miliardë lekë mallra duke njohur një rritje 700 milion lekësh krahasuar me dhjetorin e vitit 2017.

Edhe në rang vjetor (janar-dhjetor 2018) niveli i eksporteve u rrit me 6 miliardë lekë më shumë. Në janar-dhjetor 2017 eksportet ishin rreth 21 miliardë lekë ndërsa në janar-dhjetor 2018 ato u rritën në 27 miliardë lekë.

Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë pasur grupmallrat “materiale ndërtimi dhe metale” si dhe grupmallrat “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”.

Ndryshe nga sa ka ndodhur me eksportet, importet e Shqipërisë nga Kosova nuk kanë njohur të njëjtin nivel ndryshimi.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria importoi nga Kosova 823 milionë lekë mallra ndërsa në rang 12 mujori (janar-dhjetor) eksportet ishin 8.9 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2017, gjatë vitit të kaluar importet u rritën me rreth 500 milionë lekë.

Viti 2018 ishte viti më i suksesshëm në histori përsa i përket sasisë së eksporteve shqiptare. Një e dhënë e tillë u konfirmua ditën e sotme nga “INSTAT”, që publikoi shifrat përfundimtare për bilancin tregëtar të vitit të lënë pas.

Në vitin e lënë pas, eksportet e mallrave arritën vlerën 310 miliardë lekë, rreth 3 miliardë dollarë, duke u rritur me 13,7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

***

Italia ka mbetur destinacioni kryesor i eksporteve shqiptare edhe në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, te shteti përtej detit u shitën mallra e produkte me vlerë 150 miliardë lekë, ose gati 1.2 miliardë euro, me një rritje të lehtë prej 2% në krahasim me vitin e mëparshëm. Italia është absolutisht partneri më kryesor i Shqipërisë për eksportet, teksa në 2018-n, ka pritur 48% të totalit.

Tekstilet dhe këpucët janë produkti kryesor që shkon drejt Italiasë, kryesisht në formën e rieksporteve, që punojnë me sistemin fason (regjimi i materialit të porositësit). Italia pret rreth 70% të tekstileve nuk pritet të ketë një vit të mbarë në 2019-n. Prej vitesh sektori nuk po arrin të diversifikohet dhe të shkëputet nga varësia nga tregu italian, duke e lënë atë të prekshëm nga zhvillimet në tregun fqinjë.

Destinacioni i dytë është Kosova, në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar,duke pritur 8.7% të totalit të eksporteve. Drejt Kosovës eksportuam mallra me vlerë prej 27 miliardë lekësh, me një zgjerim të ndjeshëm prej gati 30% në raport me 2017-n.   Eksporti i hekurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit zuri 50 për qind të peshës së eksporteve duke shënuar rritjen më të madhe në raport me grupet e tjera, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit të kompanisë së përpunimit të metaleve, Kurum, e ka ka Kosovën destinacionin kryesor të eksporteve.

Gjithashtu rritje e fortë u vu re edhe në eksportin e mineraleve dhe lëndëve djegëse me 29 për qind. Ky është grupi i dytë, me vlerën më të madhe të eksportit në Kosovë dhe dominohet kryesisht nga shitjet e naftës. Ekspertë të ekonomisë dhe biznesit në Kosovë pohuan se Shqipëria mund të bëhet zëvendësuese  e Serbisë në tregjet e Kosovës për hekurin dhe naftën.

Në vend të tretë në 2018-n është Spanja, i njëjti pozicion me një vit më parë. Drejt Spanjës u eksportuan 24.1 miliardë lekë mallra (7.8% e totalit të eksporteve), me një rritje të ndjeshme prej 61% dhe më të lartën në vlerë absolute. Produkti kryesor që eksportohet në Spanjë është nafta, pasi Bankers Petroleum e ka si destinacion kryesor Spanjën. Në peshë të vogël janë eksportet e këpucëve, kryesisht për nënkontraktorët fason që punojnë për grupin e njohur spanjoll, Zara.

Në vend të katërt ka kaluar Gjermania, duke i zënë vendin Greqisë. Drejt Gjermanisë u eksportuan 13.4 miliardë lekë, me një zgjerim vjetore prej rreth 24%. Kompanitë që prodhojnë sisteme kabllore për tregun gjerman kanë ndikuar në këtë performancë pozitive.

Në vend të pestë ka kaluar Greqia, e cila dikur ka qenë partneri i dytë i Shqipërisë, pas Italisë. Eksportet u rritën me 13% në 11.1 miliardë lekë. Që pas krizës greke që rrezikoi daljen e shtetit helen nga euro, kompanitë shqiptare, sidomos ato fason, filluan të kërkonin tregje të tjera eksportesh.

Në rritje të fortë ishin dhe eksportet drejt SHBA-së, me 55% dhe Zvicrës me 120%, por duke u nisur gjithsesi nga një bazë e ulët, duke zënë një peshë të papërfillshme në totalin e eksporteve.

Të gjitha shtetet kanë parë rritje të eksporteve shqiptare, me përjashtim të Kinës, që shënoi një rënie prej 32%.

a.cupaj

 

Next Post
Jetonte i vetëm, gjendet i vdekur në banesë 57-vjeçari

Jetonte i vetëm, gjendet i vdekur në banesë 57-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

July 16, 2026
Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

July 16, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

July 16, 2026
Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

July 16, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

July 16, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

July 16, 2026
LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

July 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Parada e mërzitshme vjetore e raportimit në Parlament

July 16, 2026
Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

July 16, 2026
Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In