• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHIFRAT/ Sa do të rriten pagat për mësuesit, mjekët dhe policët. Pensionet do rriten me 600 lekë

by Java News
29/10/2021 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsimtarët, bluzat e bardha dhe policët do të përfitojnë rritje të pagave vitin e ardhshëm.

Referuar projektbuxhetit 2022, fondi vjetor për rritjen e pagave është 2.4 miliardë, rreth 19.6 milionë euro dhe parashikon rritje këto kategori në masën 6% mbi pagën e funksionit.

Por, sa rritet konkretisht në vlerë paga për këto punonjës të arsimit, shëndetësisë e mbrojtjes sociale, dhe policise?

Një mjek aktualisht ka një pagë për funksion në nivel mesatar 79.8 mijë lekë dhe me shtesën prej 6% paga e tij vitin e ardhshëm rritet me 4 700 lekë, duke u bërë 84.5 mijë lekë, raporton Top Channel.

Kurse për infermierët që kanë një pagë funksion prej 51.8 mijë lekë në 2021, vitin tjetër paga e tyre do të rritet me 1 600 lekë, duke arritur në 53.4 mijë lekë.

Ndërsa për arsimtarët që kanë një pagë mesatare prej 72 mijë lekë aktualisht, do të paguhen vitin e ardhshëm 76.3 mijë lekë, pra paga e tyre do të rritet me 4 300 lekë.

Ndër të tjera, pagat e punonjësve të burgjeve pritet të rriten për t’u barazuar me ato të Policisë së Shtetit, teksa këto të fundit që ushtrojnë veprimtarinë jashtë vendlindjes së tyre do të përfitojnë bonos gjatë vitit të ardhshëm.

Paralelisht, në projektbuxhetin 2022 qeveria parashikon edhe indeksimin e përvitshëm të pensioneve duke vënë në dispozicion një fond prej 2.6 miliardë lekë, rreth 21.2 milionë euro.

Duke marrë si referencë pensionin mesatar të pleqërisë në qytet dhe indeksin prej 2.7% të këtij viti, çdo pensionist në zonat urbane do të përfitojë indeksim pensioni 600 lekë të reja, teksa për pensionistët në zonat rurala që kanë një pension mesatar prej 9.2 mijë lekë shtesa e pensionit është rreth 250 lekë të reja.

Ndërsa qeveria e ka përcaktuar qartë në draft se pensionistët do të përfitojnë  vitin e ardhshëm edhe bonusin e fundvitit dhe për këtë qëllim është ndarë një fond nga buxheti prej 28.5 milionë euro apo 3.5 miliardë lekë, ku çdo pensionist do të shpërblehet me 5 mijë lekë të reja.

Pensionistët do të përfitojnë bonusin edhe këtë vit, por ende Financat nuk kanë përcaktuar se sa do të jetë Fondi që do të alokohet, gjë e cila pritet të përcaktohet në rishikimin e fundit të buxhetit me akt normativ.

Një vit më parë, bonusin e fundvitit prej 5 mijë lekë e përfituan në total mbi 688 mijë pensionistë./m.j

Next Post
“Politika ka degraduar”/ Leskaj: Nuk ndihem mirë nga ajo çfarë shoh sot, ndjej dhimbje si është katandisur Parlamenti

“Politika ka degraduar”/ Leskaj: Nuk ndihem mirë nga ajo çfarë shoh sot, ndjej dhimbje si është katandisur Parlamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com