• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ “Rrugaç, legen”, sa u kushtoi sot shqiptarëve sherri i deputetëve për kryeredaktorin e RD

by Java News
04/06/2018 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri i sotëm në Komisionin e Medias mes deputetëve të majtë dhe të djathtë gjatë raportimit në të të kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike pati mjaft jehonë në media për shkak të gjuhës së përdorur.

Gjatë mbledhjes nuk munguan fyerjet nga më banalet si “rrugac” apo “halabak” duke shkaktuar reagim të fortë të qytetarëve në rrjetete sociale, një pjesë e mirë e të cilëve ngritën pyetjen: Sa janë paguar vetëm sot këta nga taksat e shqiptarëve për të bërë një sherr të tillë?

Nisur nga interesi në fjalë, Albeu.com bëri një përllogaritje të përafërt se sa u kushton taksapaguesve një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë një ditë.

Kështu, mund të nxjerrim edhe sa janë paguar sot anëtarët e Komisionit të Medias për t’u zënë me fjalët më të ulta me njeri-tjetrin.

Nornalisht, një pjesë të mirë të tyre nuk u duhet paga, por benefitet e tjera që jep mandati, megjithatë shqiptarët duhet të dinë se sa i paguajnë.

Sa i kushton shqiptarëve një deputet

Përveç pagës, e cila është rreth 145 700 lekë në muaj, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfitojnë edhe lehtësira të tjera, siç është pagesa për karburantin, telefonin, qiraja e shtëpisë për ata që nuk banojnë në Tiranë edhe pjesëmarrja në komision.

Albeu.com ka bërë një përllogaritje ditore për secilin prej tyre nisur edhe nga fakti se ligji për trajtimin financiar të zyratarëve të lartë u njeh 22 ditë pune në muaj.

-Një deputet paguhet 145 700 lekë në muaj / 22 ditë = 6 622 lekë në ditë.

-Dutetët paguhen me 2 000 lekë ekstra për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve.

-Secili prej tyre merr 17 000 lekë në muaj subvencion për telefonin / 22 ditë = 772 lekë.

– Çdo deputet merr gjithashtu mesatarisht 1 590 lekë subvencion për karburantin e harxhuar. Kjo shumë varion nga 30 000 lekë për qarkun e Tiranës deri në 40 000 lekë për qarqet më të largëta.

– Të gjithë deputetët që kanë vendbanim jashtë Tiranë apo në rrethe që nuk kufizohen me kryeqyetin marrin trajtim qiraje në vlerën 35 000 lekë në muaj. Megjithatë, duke mos patur të plotë listën e atyre që trajtohen me këtë shumë nuk mund të dilet në një përfundim të saktë.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku u zhvillua sherri i paprecedent sot ka gjithsej 18 anëtarë, të cilët ishin sot të pranishëm.

Kështu nga një aritmetikë e thjesht del se shqiprarët paguan vetëm sot plot 10 984 lekë secilin prej tyre ose në total 197 712 lekë vetëm që të ziheshin në komision

a.ç

Next Post
VIDEO / Rita Ora, tani është ora! “Yjet” elektrizojnë sheshin “Skënderbej”

Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In