• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHIFRAT / Rritja dramatike e vdekjeve në të gjithë Evropën gjatë pandemisë

by A R
24/02/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2020 duket se ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare sa i përket vdekshmërisë në Shqipëri. Kjo, ndikuar edhe nga pandemia. INSTAT raportoi pak ditë më parë rritjen e vdekshmërisë me 25.8% në krahasim me një vit më parë. Kështu, në vitin 2020 janë shënuar 27,605 vdekje në të gjithë vendin. Pra, 5,568 humbje jete më shumë sesa në 2019, ku prej tyre 1,696 janë shënuar drejtëpërdrejt nga Covid-19 në spitalet e vendit.

E teksa në Shqipëri ka prirje për ta politizuar situatën duke ua faturuar këto vdekje të shtuara teorive se po fshihet numri real i viktimave të Covid, në kontinent situata është edhe më alarmante.

Bashkimi Evropian ka regjistruar mbi 450 mijë vdekje shtesë nga marsi deri në nëntor të 2020, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, sipas të dhënave të BE.

Rritja prej 40% mbi mesataren arriti kulmin në nëntor, sipas të dhënave të Eurostat. Studiuesit llogaritën “vdekjet e tepërta” duke i krahasuar me mesataren e vdekjeve nga 2016 deri në 2019.

Ata përdorën të dhënat e të gjithë vendeve të BE përveç Irlandës, e cila nuk pranoi të jepte informacion, raporton Politico. Shifrat e nëntorit patën një rënie në Prill, gjatë valës së parë të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe numri i vdekjeve u ul me 25% mbi mesataren.

Pas prillit numrat ranë në fillim të verës, por filluan të rriteshin ndjeshëm nga gushti dhe më vonë. Në nëntor “piku i pandemisë” ishte më i theksuar në Bullgari, Poloni dhe Slloveni,  të cilat shfaqën një rritje mbi 90% pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve në Prill.

Ndikimi nuk u ndie vetëm nga vendet që u “kursyen” nga vala e parë. Në nëntor, Belgjika pa një rritje gati 60%, ndërsa Italia dhe Austria 50% rritje. Rritja në Belgjikë ishte veçanërisht e theksuar, duke pasur parasysh faktin se vendi pa gati shtatë% më pak vdekje në korrik sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

Eurostat theksoi se të dhënat nuk bëjnë dallim midis shkaqeve të ndryshme të vdekjes.

/JavaNews/ A. Rada

Vdekjet e tepërta në vendet e BE-së në vitin 2020:

Next Post
Shpërbëhet edhe LRI në Njësinë 9/ Veliaj: Keni marrë vendimin e duhur, braktisni partitë private dhe familjare

Shpërbëhet edhe LRI në Njësinë 9/ Veliaj: Keni marrë vendimin e duhur, braktisni partitë private dhe familjare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

November 13, 2026
Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

Berisha akuza nga Kukësi: Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të drogës dhe mafies, po dëbon shqiptarët!

November 13, 2026
Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

November 13, 2026
Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!

November 13, 2026
Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit!

November 13, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Fantazma e kandidatëve të protestës

November 13, 2026
Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

Momente paniku dhe sikleti në festën e yjeve në Los Angeles, aktorja Emma Watson rrëzohet keq në tapetin e luksit (FOTO)

November 13, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar! Viti dhe data caktohen nga vendet e Aleancës!

November 13, 2026
“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit është i rëndësishëm, duhet të vijojë!

“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit është i rëndësishëm, duhet të vijojë!

November 13, 2026
pellumb karameta

Berisha, nga sheshi te kutia e votimit: Mësuesit në mes

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In