• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Privati me vende bosh, të rinjtë me sytë nga shteti për një pozicion në administratë

by Java News
14/05/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që duan një vend pune në raport me sektorin privat. Të dhënat e raportit të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 tregojnë disa tendenca që kanë vite që përvijohen por që kanë kulmuar pikërsisht në vitin pararshës. Kështu numri mesatar i aplikimeve për një vend puna ka arritur në 18. Viti i dytë me mestaren më të lartë të aplikimeve më herët ka qenë ai 2014 me një përllogaritje prej 14.5 aplikime nëse shohim ecurinë nga viti 2001 në 2017.

“Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion per vitin 2017 llogaritet të jetë 18. Siç mund të vihet re nga grafiku i mëposhtëm, numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka pësuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme, gjë që tregon për një interesim në rritje për t’u bërë pjesë e shërbimit civil” thuhet në raportin vjetor të DAP.

Të rinjtë me sytë nga shteti

Një tjetër tendencë që vihet re nga aplikimet që bëhen pranë DAP për t’u punësuar në shtet është interesi gjithmonë e më i lartë i të rinjve ndërkrohë që dominojnë femrat.

“Numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 2706, nga të cilët 61.5% femra, dhe 38.5% meshkuj.  Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç  Mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 39 vjeç,” nënvizon raporti si disa prej gjetjeve të tij.

Sakaq DAP llogarit se në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2017 ishte 8606, nga të cilët rezulton se 3535 aplikantë plotësonin kriteret e përcaktuara në shpallje.

Punë ka por ska profesionistë?

Justifikimi tipik lidhur me punësimin këto vitet e fundit ka qenë ai i vendeve të lira të punës nga njëra anë dhe mungesës së profesionistëve nga ana tjetër. Edhe në administratën publike nuk janë plotësuar të gjithë vendet vakante nëpër institucione por kjo sipas DAP lidhet me periudhat e kufizuara të konkurrimit.

“Në përfundim të vitit 2017, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 503 pozicioneve vakante, ose rreth 46.5% e nevojave të planifikuara sipas planit vjetor të pranimit. Rënia e përqindjes së zbatimit të planit vjetor të rekrutimit vjen për arsye të zhvillimit të procedurave të konkurrimit për një periudhë shumë më të kufizuar se sa vitet e mëparshme” nënvizon raporti./monitor

/a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Post-festivali i parë “antieuropian” i shqiptarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroplani bie në zonë banimi në Gjermani, raportohet për 2 të vdekur

Aeroplani bie në zonë banimi në Gjermani, raportohet për 2 të vdekur

May 17, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 18 maj 2026

May 17, 2026
Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

May 17, 2026
Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por arritën të zhdukeshin

Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por arritën të zhdukeshin

May 17, 2026
Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

Trump publikon imazh të gjeneruar me AI dhe paralajmëron: Qetësia para stuhisë

May 17, 2026
Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

May 17, 2026
Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

Dyshimet për eksploziv në Korçë, forcat xheniere heqin objektin nga makina, dalin detaje

May 17, 2026
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos emergjencë globale shëndetësore

May 17, 2026
Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje

May 17, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In