• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat optimiste, 15 mijë të punësuar në sektorin i turizmit këtë sezon

by Java News
02/08/2018 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i të punësuarve në sektorin e turizmit për këtë sezon ka kapur shifrën e 15 mijë të punësuarve, shifër kjo disa herë më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turizmi është kthyer tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e punësimit e të të ardhurave.

Vasilika Vjero, drejtore e Përgjithshme e Tatimeve tha sot se, janë 15 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, kryesisht në zonat bregdetare të vendit, ku numrin më të lartë të të angazhuarve në punë e mban rajoni i Durrësit, i pasuar nga Vlora e Saranda, që janë shndërruar tashmë në destinacione të fluksit turistik.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë nga ministri Klosi, me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, Vjero u shpreh se, nga inspektimet dhe vizitat që ka kryer në subjektet tatimpaguese që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike të vendit, konstatohet me mjaft pozitivitet se është rritur punësimi në sektorin e turizmit dhe ky tren parashikohet të rritet më tej deri në fund të këtij sezoni të vitit 2018.

Rritjen e të punësuarve në vendin tonë këtë vit, e konfirmoi një ditë më parë edhe Banka Qendrore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi të mërkurën për mediat se, rënia e papunësisë në 12,5% përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vendin tonë

a.ç

Next Post
Hapet burgu i sigurisë së lartë në Shkodër, pret ‘peshqit e mëdhenj’

Hapet burgu i sigurisë së lartë në Shkodër, pret 'peshqit e mëdhenj'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

July 3, 2026
Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

July 3, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: 8.9 miliardë lekë më shumë për buxhetin e shëndetësisë. Investime për…

July 3, 2026
Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

July 3, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

July 3, 2026
‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

July 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës: Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 3, 2026
Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

July 3, 2026
“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

July 3, 2026
“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In