• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shifrat, ja sa do të shpenzojë Kosova për zgjedhjet e parakohshme

by A R
28/07/2019 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2010, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, çka si pasojë ka imponuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç efekteve politike, shkuarja e shpeshtë në zgjedhje, sipas organizatave joqeveritare, po i kushton edhe buxhetit të Kosovës me harxhimin e paplanifikuar të miliona eurove.

Këtë vit, në Kosovë u organizuan zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të atyre komunave. Për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati konfirmuar se ishin shpenzuar më shumë se 471 mijë euro.

Aktualisht, Kosova nuk është në proces zgjedhor, por është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Bazuar në qëndrimet e shprehura, partitë politike janë deklaruar se i preferojnë zgjedhjet e parakohshme dhe po presin nga presidenti i Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme kushtetuese e ligjore.

Sipas llogaritjeve të para, këto zgjedhje, krahasuar me shumën e shpenzuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, mund t’i kushtojnë Kosovës nga 4 deri në 5 milionë euro.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e Lëvizjes FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se kostoja e cila mund të përdoret për mbajtjen e zgjedhjeve është rreth 5 milionë euro, çka sipas saj, nuk është aspak e vogël.

“Ndonëse ende nuk po dihet saktë nëse do të ketë zgjedhje apo jo, mund të them se tri qeveritë e kaluara nuk kanë arritur ta përfundojnë mandatin e tyre deri në fund, duke bërë që vendi gjatë këtyre gati 10 vjetëve të fundit të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e kaluara janë shpenzuar diku rreth 5 milionë euro, e që mendojmë që nuk është shifër e vogël, e aq më pak kur nuk parashikohen në buxhetin e këtij viti. Se sa do të shpenzohen për këto zgjedhje nëse do të mbahen mbetet të shihet”, tha Demolli-Nimani.

Në anën tjetër, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2019 nuk është vit zgjedhor dhe se në Ligjin për buxhet të këtij viti nuk ka mjete të planifikuara për mbajtje të zgjedhjeve.

“KQZ-ja mund të fillojë të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vetëm pasi ato të shpallen nga presidenti, dhe se në këtë drejtim ende nuk është bërë ndonjë planifikim. Viti 2019 nuk është një vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje”, tha Elezi.

“Nëse do të ketë zgjedhje, sepse ne po flasim vetëm në rast se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe në praktikat e situatave pak a shumë të ngjashme, KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve. Për shembull, kështu kemi vepruar së fundmi me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, të cilat u mbajtën më 19 maj të këtij viti”, shprehet Elezi.

Ai tha po ashtu se për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017, kostoja ishte 4 milionë eurodhe në rast të mbajtjes së zgjedhjeve këtë vit, kostoja pritet të jetë e njëjtë.

Ndërkaq, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të shkaktonte problem në aspektin e shpenzimeve.

 “Duke pasur parasysh pozicionin ekonomik të Republikës së Kosovës, një prej vendeve më të varfra në Evropë, konsideroj që këto (zgjedhjet) padyshim paraqesin telashe dhe në aspektin financiar dhe në aspektin e shpenzimeve”.

“Nëse e bëjmë një analogji me zgjedhjet e kaluara, do të thotë vetëm në vitin 2017 Kosova ka harxhuar rreth 10 milionë euro për zgjedhje. Pasi që ka pasur zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin, ka pasur zgjedhje lokale në dy raunde, madje në Istog ka qenë edhe raundi i tretë. Kjo është një shumë e madhe parash”, thotë Murati.

Sipas Muratit, po të shfrytëzohej një shumë e tillë e parave për çështje të tjera, me theks të veçantë për investime ose për projekte kapitale, kjo gjë do të ishte më e mirëseardhur, sesa “të paguhen lojërat politike të subjekteve politike që bëjnë me njëra-tjetrën”, thotë ai.

Gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të KQZ-së, Kosova kishte shpenzuar mbi 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare./REL

Next Post
Përmbytje, stuhi dhe rrufe, moti i keq u merr jetën tre italianëve

Përmbytje, stuhi dhe rrufe, moti i keq u merr jetën tre italianëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

May 28, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik, te shtesa e pagave në administratë! Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

May 28, 2026
Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

May 28, 2026
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

May 28, 2026
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

May 28, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

Farsa e 1996, Bejko: Askush nuk kërkoi ndjesë! Precedenti i Berishës deformoi sistemin

May 28, 2026
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron ish-Prokurori

“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?

May 28, 2026
Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

May 28, 2026
GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In