• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Ikja e shqiptarëve, dyfishohen lejet në 2018-ën, trendi i ri pas Gjermanisë

by Java News
17/07/2019 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarët. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018.

Në 2017-n sipas të dhënave të Eurostat u lëshuan për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Prej vitit 2015 numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni.

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje.

Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë, shkruan ‘monitor’.

Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Një vit më parë shteti nordik kishte dhënë 384 leje për këtë qëllim, kurse në 2016-n u regjistruan 228 leje, duke qenë kështu një tjetër destinacion popullor për krahun e punës në lëvizje nga Shqipëria.

Next Post
‘Kasapi’, pranga hajdutëve të bagëtive në Lezhë dhe Paskuqan

'Kasapi', pranga hajdutëve të bagëtive në Lezhë dhe Paskuqan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In