• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat / Familjet e pasura në Shqipëri ulin shpenzimet për hotele dhe restorante

by A R
04/10/2019 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018 në raport me një vit më parë, teksa shihet se kane rritur ndjeshëm shpenzimet për ushqim.

Sipas INSTAT në vitin 2018 familjet e pasura përdoren 36 për qind të buxhetit të tyre mujor për konsumin e ushqimeve në shtëpi, kjo peshë ishte me ulët gjatë vitit 2017 me 35% të totalit.

Pas ushqimeve familjet e pasura shqiptare shpenzimet më të larta i kryejnë për udhëtime, pasi 10.4 për qind te buxhetit mujor e çojnë për shërbimet e transportit, të cilat gjithsesi kanë një peshë më të ulët në totalin e shpenzimeve në raport me një vit më parë.

Familjet e pasura gjithashtu janë treguar me konservatore në lidhje me shpenzimet që kanë banesat, arsimin dhe argëtimin. Këto zëra kanë zënë një peshë më të ulët në buxhetin e tyre mujor në raport më vitin 2017.

Struktura e shpenzimeve tregon se edhe në familjet e pasura buxheti në pjesën dërrmuese të tij shkon për përballimin e shpenzimeve për ushqime.

Familjet më të ardhura të larta krahas ushqimeve kanë rritur shpenzimet e kujdesit për shëndetin dhe komunikimin.

Ndërsa familjet shqiptare që përfshihen në 20 përqindëshin e poshtëm të te ardhurave dhe që përfaqësojnë shtresën më të varfër në vend harxhojnë vetëm 0.2 për qind të të ardhurave mujore për t’u arsimuar, ose 15 herë më pak se mesatarja kombëtare prej 3%, ndërsa 53.3% të buxhetit mujor e përdorin për blerjen e ushqimeve, ndërsa 22.7% të pjesës së mbetur e përdorin për qiranë, faturat mujore të dritave dhe të ujit dhe mirëmbajtjen e banesës.

Familjet e varfra harxhojnë shumë më pak se mesatarja kombëtare për shëndetin, komunikimin, transportin, argëtimin etj.

Bazuar në anketën e buxhetit të familjeve 2018, shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve tregon se 90% e familjeve shpenzon 83,9% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10% e familjeve shpenzon 16,1% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj.

Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të familjeve me shpenzime më të larta janë 1,7 herë më shumë se ato të 90% tjetër të familjeve.

Konsumi për frymë i 90% të familjeve me shpenzimet më të ulëta janë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ndërsa 10% i familjeve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,0 herë më i madh, në favor të 10% të familjeve, shkruan ‘monitor’.

Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6% të shpenzimeve të 10% të familjeve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5% të shpenzimeve mesatare për konsum të 90% tjetër, në krahasim me vitin 2017.

Next Post
“Do të shkatërroj”, arrestohet skenaristja e “RAI”, përndiqte ambasadorin Sequi

"Do të shkatërroj", arrestohet skenaristja e "RAI", përndiqte ambasadorin Sequi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com