• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat e punësimit të publikuara nga INSTAT konfirmohen nga sondazhi

by Eduard Zaloshnja
10/10/2019 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Shifrat e punësimit të INSTAT-it shiheshin me skepticizëm nga Banka Botërore në vitet e fundit të qeverisë Berisha. Ato rriteshin në mënyrë galopante nga një tremujor në tjetrin, duke arritur në 1.35 milionë të punësuar (për moshat 15 vjeç e sipër).

Pas ndryshimit të qeverisë në 2013, INSTAT-i bëri një rishikim të metodologjisë së matjes së punësimit. Si rrjedhim i atij ndryshimi metodologjik, u raportua se, në fakt të punësuar ishin 880 mijë, e jo 1.35 milionë. Por edhe kjo shifër u pa me skepticizëm nga Banka Botërore.

Qysh prej asaj kohe, i kam parë gjithnjë me dyshim shifrat e INSTAT-it mbi punësimin.

Por një sondazh që zhvillova në terren (me të anketuar të përzgjedhur me metodën rastësore nga Konispoli deri në Vermosh), në lidhje me sigurinë në familje, lagje, vend dhe rajon, më dha mundësinë të bëja një verifikim të pavarur të shifrës aktuale të punësimit që raporton INSTAT-i.

Meqënëse kampioni përfshinte në mënyrë proporcionale banorë të rritur të të gjitha moshave dhe dy gjinive, me banim në qytetë, rrethina qytetesh dhe fshatra, mu desh të pyesja për statusin e punësimit të tyre (i punësuar, i vetëpunësuar, fermer, i papunë, shtëpiake, pensionist, student, nxënës).

Dhe nga sondazhi më rezultoi se 55% e shqiptarëve të rritur janë të punësuar, vetëpunësuar ose fermerë. Që përkthehet në rreth 1.18 milionë banorë të rritur (2.15 milionë X 55%).

INSTAT-i, nga ana e tij, raporton se janë të punësuar aktualisht 1.27 milionë shqiptarë. Por ndryshe nga sondazhi i mësipërm, INSTAT-i e fillon llogaritjen nga mosha 15 vjeç (e sipër), e jo nga mosha 18 vjeç. Duke mbajtur parasysh këtë diferencë moshore, mund të thuhet se sondazhi i mësipërm ka prodhuar një llogaritje pothuaj identike si të INSTAT-it (nëse përjashtohen nga krahasimi moshat 15-18 vjeç). (realstory)/l.m

Next Post
“Prokurori që mbështet organizatat kriminale në Durrës do të japë llogari para drejtësisë”

“Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”, komenti i Ramës pasi adhuruesi i Milosheviç-it mori çmimin “Nobel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

September 7, 2026
Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

September 7, 2026
Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

September 7, 2026
“Shteti Bektashi”, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

“Shteti Bektashi”, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

September 7, 2026
Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com