• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat e INSTAT/ Familjet shqiptare humbën 430 milionë euro nga pandemia

by Java News
01/04/2022 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2020 ishte më i vështiri në historinë e tranzicionit që pas krizës së piramidave të ‘97-s. Për muaj me radhë aktiviteti ekonomik u paralizua, shumë individë mbetën të papunë, bizneseve u ranë shitjet, teksa shumë persona u përballën me kostot e lartë të kurimit dhe fatkeqësisht humbjet e jetëve ishin të larta.

INSTAT ka publikuar vlerësimet gjysmëfinale të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2020, të cilat tregojnë qartë pasojat që dha pandemia në ekonominë e vendit.

Sipas INSTAT, të ardhurat kombëtare bruto në vitin 2020 ishin rreth 1.62 trilionë lekë (rreth 13.3 miliardë euro), nga 1.67 trilionë lekë vitin e mëparshëm. Në vlerë, të ardhurat kombëtare bruto janë tkurrur me 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro që janë “fshirë” nga pandemia. Humbjet llogariten edhe më të larta, pasi nëse do të ishte një vit normal, ekonomia do të rritej mesatarisht me rreth 3%.

Të ardhurat për frymë zbritën në 579 mijë lekë, me një reduktim prej 2.3%. Çdo individ kishte 14 mijë lekë më pak të ardhura në vit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Ekonomia në 2020-n ra më pak sesa u vlerësua fillimisht

INSTAT në vlerësimet gjysmëfinale 2020 gjeti se në vitin 2020 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë (në volum) prej -3,48%, krahasuar me vitin 2019, pas një rritje prej +2,09% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018. Rënia është më e ulët sesa vlerësimi fillestar prej -3.96%.

Sipas të dhënave me baza vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2020 u vlerësua 1,644,077 milion lekë (13,3 miliardë Euro) dhe 1,691,903 milion lekë (13,8 miliardë Euro) për vitin 2019. PBB për frymë në vitin 2020 arriti 579 mijë lekë (ose 4,681 €) nga 593 mijë lekë (ose 4,818 €) që ishte në vitin 2019. Përsa i përket strukturës së PBB-së sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2020 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 48,39%, duke shënuar një ulje në terma realë me -4,13%.

Industria dhe Ndërtimi përbëjnë 20,01% të PBB-së, të cilat në terma realë shënuan përkatësisht: Industria ulje me -9,48% dhe Ndërtimi rritje me +1,81%. Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 19,3 % të PBB dhe janë rritur me 1,35% në terma realë.

Rimëkëmbja ishte e shpejtë në 2021

Ekonomia vendase ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, duke e marrë veten pas tkurrjes që shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së Covid-19. Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001. Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.

Shumë sektorë kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 8,54 %, krahasuar me vitin 2020. Sipas INSTAT, rritja u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e fortë ishte në “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”, dhe “Industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia”, të cilat ranë më shumë në vitin pandemik. Lulëzimi i ndërtimit ka vijuar, ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia.

Ulet parashikimi për rritjen në 2022, nga pasojat e luftës

Kur u duk se më të keqen e kishim hedhur pas, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar sërish trazira në tregjet globale, duke mos lënë pa prekur edhe Shqipërinë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si rrjedhojë e pasojave që do të japë në prodhimin e brendshëm bruto sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend./ monitor

Burimi: INSTAT
Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë më xheloze për partnerin e tyre

Horoskopi ditor/ Si nis prilli për 12 shenjat e zodiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In