• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat e frikshme të mbrojtjes italiane, pse Gjermania duhet të trembet

by A R
02/07/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga muri “axurr” i Berlinit në vitin 2006 deri te bunkeri i kaltër i Francës. Italia nuk ndryshon kurrë. Nëse ka një pikë të fortë në këtë kombëtare është pikërisht reparti i mbrojtjes. Treshja Barzalji- Bonuçi-Kielini janë të pakalueshëm dhe kanë ndihmuar Antonio Konten për të arritur rezultatet pozitive gjatë këtyre ndeshjeve. Ata që u quajtën “bastardë” janë gati të bëjnë një tjetër sforco ndaj Gjermanisë për ta dërguar skuadrën e tyre në gjysmëfinale. Këto janë statistikat e tyre në aktivizimet me Juventusin dhe Italinë.

5

Italia ka arritur të triumfojë 5 herë, nga 6 ndeshje ku është aktivizuar treshja e mbrojtjes Barzalji-Bonuçi- Kielini. Ndeshja tjetër është humbja e finales 2012.

200

“Axurrët” pësojnë 1 gol në 200 minuta sa herë aktivizohen 3 gjigantët e mbrojtjes së Juventusit. “BBC”-ja ka luajtur në total 400 minuta dhe ka pësuar 2 gola, pra mesatarisht 1 gol në 200 minuta.

2

Barzalji dhe Kielini nuk janë mundur asnjëherë kundër Gjermanisë. Të dy kanë arritur 1 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Bonuçi ishte në fushë në humbjen gjatë ndeshjes miqësore të marsit. Gjermania fitoi 4-1.

4

Italia ka humbur vetëm 4 ndeshje nga 16 në total kur ka aktivizuar treshen Barzalji- Bonuçi-Kielini: dy miqësore, finalen e vitit 2012 kundër Spanjës dhe humbjen me Uruguain që i kushtoi eliminimin nga kampionati botëror.

6

Në gjashtë ndeshje, nën drejtimin e Antonio Kontes, katërshja Bufon-Barzalji- Bonuçi-Kielini nuk ka humbur asnjëherë. Italia ka fituar 5 ndeshje dhe ka barazuar 2- 2 me Rumaninë (kur ata ishin të 4 në fushë, Italia po fitonte 2-1).

4

Italia nuk ka pësuar gol në katër ndeshje radhazi, pasi në fushë kanë qenë katër gladiatorët e Juventusit. Ajo nuk ka pësuar ndaj Skocisë, Belgjikës, Suedisë dhe Spanjës.

423

Kaq minuta kanë kaluar nga koha kur kombëtarja italiane ka pësuar golin e fundit, kur në fushë kanë qenë Bufon-Barzaji-Kielini dhe Bonuçi. I fundit që ju ka shënuar ka qenë Stanku.

50%

Kjo është përqindja fituese e “pokerit” të “BBC” në 12 ndeshjet e luajtura së bashku në kombëtare. Kanë arritur 6 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

8888

Katër futbollistët që përbëjnë repartin e mbrojtjes në kombëtaren italiane kanë luajtur 8888 minuta së bashku me fanellën e Juventusit.

bbc italia 3

56

Gjatë këtyre minutave, kur garda e mbrojtjes juventine ka qenë në fushën e lojës ka pësuar vetëm 56 gola në total. Kjo do të thotë 1 gol në 159 minuta, pra 1 gol në 2 orë e gjysmë lojë.

14

Barzalji, Bonuçi dhe Kielini kanë luajtur së bashku 117 ndeshje me fanellën e Juventusit dhe “Zonja” ka humbur vetëm 14 prej tyre.

68%

Kjo është përqindja e fitoreve kur në fushën e lojës janë 3 mbrojtësit e Juventusit.

10

Në pesë vitet e fundit bardhezinjtë kanë fituar 10 trofe. Treshja mbrojtëse thuajse ka qenë gjithmonë Barzalji- Bonuçi-Kielini./Panorama/a.m.

Next Post

Policia greke shkatërron bandën shqiptare të grabitësve, mes tyre 4 "doganierë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In