• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shifrat e frikshme të aksidenteve rrugore në Shqipëri… mesatarisht 1 i vdekur çdo ditë

by Java News
06/12/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidentet rrugore janë kthyer një kërcënim serioz dhe një problem madhor për jetën e qytetarëve në Shqipëri.

Edhe pse ende nuk është mbyllur viti 2016, të dhënat e fundit që i përkasin periudhës Janar – Shtator, tregojnë se numri i personave të vdekur në 9 muajt e këtij viti, i është afruar totalit të personave të vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar.

Kështu, sipas shifrave zyrtare, në 2015 – ën , në rrugët e Shqipërisë vdiqën 270 persona nga aksidentet, ndërsa deri në Shtator 2016, humbën jetën 202 persona.

Sipas renditjes së bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pasojë e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë 15.1 për 100 mijë banorë. Shqipëria, renditet në këtë mënyrë e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnia & Hercegovinën.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Rusisë dhe ish – Republikave Sovjetike, vendi ynë renditet i  katërti përsa i përket rrezishmërisë së rrugëve.

Të dhënat e përmbledhura tregojnë se gjatë vitit të fundit ka patur afërsisht 2.000 aksidente nga të cilët ka rezultuar që 2.692 pesona janë përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte. Nga ta, 270 kanë ndërruar jetë.

Përveç humbjeve të mëdha në njerëz dhe plagëve në familjet shqiptare si pasojë e këtij fenomeni, aksidentet janë një kosto edhe për buxhetin e shtetit, ku përllogariten shpenzime të tipit: shëndetësore, infrastrukturë rrugore, transport logjistike, burime njerëzore.

Totali i dëmit ekonomik, sipas ekspertëve, arrin shifrën prej afërsisht 3% të Prodhimit Kombëtar Bruto, ose afro 343.500.000 USD, vetëm për vitin 2015.

Si shkak kryesor i përgjakjes së rrugëve nga aksidentet mbetet shpejtësia e lartë, që vjen si pasojë e mos respektimit të sinjalistikës rrugore./Klan/a.k

Next Post
Specialisti: “Koha e Mourinhos ka përfunduar”

Specialisti: “Koha e Mourinhos ka përfunduar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In