• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shifrat e frikshme në Gjermani, 1 në 5 pacientë me COVID-19 ka vdekur

by Ardit Rada
06/08/2020 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet e Gjermanisë, nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

Nga analiza e të dhënave të 10,000 pacientëve të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 që janë trajtuar në 920 spitale gjermane nga 26 shkurti deri më 19 prill rezulton se një në çdo pesë pacientë kanë vdekur nga sëmundja.

Po ashtu sipas studimit pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale kanë shumë më tepër gjasa që të vdesin, sesa ata që nuk kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

Tek pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 53 përqind, kurse te ata që nuk kishin nevojë 16 përqind.

Të vdekur edhe nga grupmoshat e reja

Në rastet e pacientëve – sidomos të atyre mbi 80 vjeç –  që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 72 përqind, pra mjaft më e lartë se e atyre që nuk kishin nevojë. Po ashtu shkallë e lartë vdekshmërie u konstatua tek pacientët që kishin nevojë për dializë për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Sipas të dhënave rezulton edhe se vdekshmëria tek meshkujt e trajtuar në spital ishte 25 përqind, kurse tek gratë 29 përqind. Pavarësisht nga gjinia vdekshmëria më e lartë konstatohet tek pacientët e moshuar – 27 përqind i përkisnin grupmoshës nga 70 deri në 79 vjeç, 38 përqind ishin mbi 80.

Megjithatë sipas dr. Christian Karagiannidis, drejtor i Klinikës për Sëmundjet e Mushkërive në Këln-Merheim, edhe nga grupmoshat e reja ka pasur si të infektuar edhe të vdekur, prandaj masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë të respektohen prej të gjithëve.

Grupet më të rrezikuara

Sipas studimit pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës, si aritmia, apo nga diabeti kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për frymëmarrje artificiale sesa ata që nuk vuajnë nga sëmundje të tilla. Analiza tregoi se 43 përqind e pacientëve me sëmundje zemre dhe 39 përqind e atyre që vuajnë nga diabeti kishin nevojë për frymëmarrje artificiale.

Studimi i kryer nga Instituti shkencor i AOK (WIdO), Shoqata Ndërdisiplinare Gjermane e Reanimacionit (DIVI) dhe Universitetit Teknik të Berlinit, u botua në revistën mjekësore “The Lancet Respiratory Medicine”. /DW

/e.rr

Next Post
Leftistët përgjojnë në Prishtinë

Mafiozët i do populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

September 4, 2026
Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

September 4, 2026
“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 4, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Rregullorja e re e GJKKO “ngre në këmbë” avokatët, thirret mbledhja e jashtëzakonshme

September 4, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

“Irani po qëllon anijet në Hormuz”, Vance: Ja pse rritet çmimi i naftës!

September 4, 2026
Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com