• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHIFRAT/ BB: Shqipëria me nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë

by Java News
26/12/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore e listoi Shqipërinë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç në rang europian, por edhe në rajonin e Ballkanit. Pasi ka agreguar të dhënat nga agjenci të tilla si UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë, divizioni i popullsisë në Kombet e Bashkuara dhe portali childmortality.org. raportoi se vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç në vitin 2016 ishte 14 për 1000 lindje. Ky nivel ishte sa dyfishi i vdekjeve të fëmijëve në Serbi dhe Bosnjë dhe ishte tre herë më i lartë se në Malin e Zi.

Pas Shqipërisë, nivel relativisht i lartë i vdekjes së fëmijëve nën pesë vjeç raportohet edhe në Maqedoni me prevalencë 12 për 1000 lindje. Por ka një diferencë shumë të madhe me ato që raporton Instituti Shqiptar i Statistikave. Për vitin e kaluar, vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç shënoi një rritje ne 10.2 për 1000 lindje nga 8.9 që kishte qenë ky tregues më 2015

Vitin e kaluar, rritje ka pësuar edhe vdekshmëria foshnjore nën një vjeç.

Në rang global, vdekshmëria e fëmijëve ka pësuar ulje drastike në dekadat e fundit ndonëse mesatarja botërore vijon të jetë e lartë. Vitin e kaluar humbën jetën 40 foshnja për 100 lindje mesatarisht. Humbjet të mëdha ka i kontinenti afrikan me 78 vdekje fëmijësh për 100 lindje dhe Azia e Jugut me 48 për 1 mijë lindje.

Banka Botërore shpjegon se burimet kryesore të të dhënave të vdekshmërisë janë sistemet vitale të regjistrimit dhe vlerësimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta bazuar në anketa. Por gjithashtu banka sqaron se vlerësimet e vdekshmërisë neonatale, të foshnjave dhe të fëmijëve kanë tendencë të ndryshojnë sipas burimit dhe metodës për një kohë dhe një vend të dhënë. Metoda e Bankës Botërore përdor modele statistikore për të marrë një linjë të mirë trendesh vlerësuese duke përshtatur modelin e regresionit të vendit për normat e vdekshmërisë ndaj datave të referencës së tyre.

Ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri pohojnë se ka shumë pasaktësi në prevalencat e sëmundshmërisë dhe mortalitetit si në statistikat kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Kjo vjen për shkak të shifrës së pasaktë të popullsisë. Në vitin 2011, kur bë censusi, u gjet se popullsia reale e vendit ishte pak më shumë se 2.8 milionë banorë, teksa prevalancat e sëmundjeve ishin të përllogaritura me një popullsi 3.2 milionë banorë. Për të shmangur këtë pasaktësi organizatat ndërkombëtare përdorin metodologji të tjera për treguesit e vitalitetit. Monitor

Next Post
FOTOT/ Modelja e kolme uron Krishtlindjen nga plazhi

FOTOT/ Modelja e kolme uron Krishtlindjen nga plazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com