• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shifrat alarmante, plot 65 milion emigrantë enden nëpër vende të ndryshme

by A R
20/06/2016 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 65 milionë njerëz, gjysma e tyre nga Siria, Afganistani e Somalia, janë zhvendosur në mbarë botën si pasojë e luftërave e konflikteve.

Numri i të shpërngulurve për këto arsye, ku përfshihen refugjatë, azilkërkues e persona që kanë lëvizur brenda kufijve të vendit të tyre, sipas UNHCR-së është më i madhi i regjistruar ndonjëherë dhe shënon një rritje me 5 milionë vetë brenda një viti.

Një shifër e tillë, – vazhdon agjencia e OKB-së për refugjatët, – nënkupton një në 113 njerëz të planetit.

“Fatkeqësisht, numri i njerëzve të shpërngulur vitin e kaluar është rritur me 10%. Tani janë 65 milionë të zhvendosur. Dy të tretat janë njerëz që kanë lëvizur brenda vendit, një e treta janë refugjatë, 90% e të cilëve vijnë nga shtete me mirëqenie mesatare apo të varfra, dhe 50% e këtij grupi janë fëmijë”, tha Filippo Grandi, komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët.

Një shqetësim më vete për Grandin përbën klima e ksenofobisë së krijuar në Evropë pas vështirësive, në të cilat e zhyti kriza e emigrantëve kontinentin e vjetër. Fluksi i njerëzve, më i madhi që prej Luftës së Dytë Botërore, ka çuar në një rritje të ndjeshme të mbështetjes për grupet e ekstremit të djathtë dhe politika kontroverse antiemigracioni.

Në raportin e përvitshëm të publikuar në Ditën botërore të Refugjatëve, OKB-ja thekson se është hera e parë që numri i refugjatëve nëpër botë kalon nivelin e 60 milionëshit.

Deri tani, zgjidhjet e këtij ngërçi kanë qenë të paplota, mendojnë ekspertët, sepse përpjekjet nuk po fokusohen te zgjidhja e vërtetë: ajo e shkaqeve të arratisë. Për aq kohë sa në Siri vazhdon të luftohet, njerëzit do të përpiqen në vijimësi të largohen prej andej, e nuk ka për t’i penguar asnjë tel me gjemba./a.m.

Next Post

Përndiqte të renë, prangoset 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

December 24, 2025
“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

December 24, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

December 24, 2025
Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com