• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifra të frikshme/ Ky Milan nuk ka kufij, Ibrahimovic dominon Serie A

by Java News
02/11/2020 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milani vazhdon të udhëheqë renditjen e Serie A. Vetëm ekipi i Stefano Pioli po shkon përtej parashikimeve. Sidoqoftë, kjo ndodh kur ke një Zlatan Ibrahimovic kaq të aftë dhe vendimtar. Edhe kundër Udinese, ishte suedezi, ai që e mori ekipin mbi supe. Së pari me asistin për Kessie, pastaj me shpikjen e golit për suksesin vendimtar. Tri pikë të tjera dhe Milani tashmë ka 10 fitore në 11 ndeshje të luajtura, këtë sezon (një ndeshje e ka barazuar 3-3 ndaj Romës).

E gjithë vëmendja në Itali, gjithashtu edhe jashtë vendit, janë mbi Zlatan Ibrahimovic. Mosha e shkruar në letërnjoftim: 39 vjeç. Në fushë ai është vendimtar për Milanin si në përvojën e tij të parë, kur ishte i ri. Vetëm në tri raste, në epokën e tri pikëve për ndeshje (nga 1994-1995), një lojtar i Milanit ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi të Serie A: Andriy Shevchenko (më 2001). Edhe vetë Zlatan Ibrahimovic e ka bërë këtë para finishit të sezonit të kaluar, gjithashtu më 2012.

Në vitin 2012, kur Ibra ishte ende 31 vjeç dhe disa menduan se kulmi i tij ishte lënë pas, suedezi i befasoi të gjithë. Edhe sot, kur po shkon drejt të 40-tave, ai mbetet një lojtar pa limit, që përhap një vetëdije dhe pjekuri unike te shokët e tij të skuadrës. I vlerësuar nga lojtarë të tjerë të Milanit, të tillë si Brahim Diaz, i cili postoi në Twitter, pas fitores kundër Udinese: “Spektator në rreshtin e parë të shfaqjes së Benjamin Button”.

Ka lindur si një shaka nga Ibra, kjo e krahasimit me Benjamin Button, por numrat e regjistruar dhe produktiviteti i sulmuesit suedez janë diçka mbresëlënëse. Që nga kthimi në Milano, janarin e kaluar, Zlatan Ibrahimovic ka marrë pjesë në 23 gola të 22 ndeshjeve të Serie A (17 gola dhe 6 asiste). Me të në fushë, Milani gjithmonë fillon me një avantazh ndaj kundërshtarëve të vet.

Dhe nëse marrim parasysh intervalin kohor nga qershori deri më tani, ose nga bllokimi prej pandemisë e pas, Zlatan Ibrahimovic është lojtari që ka marrë pjesë në më shumë gola në Serie A: 19 (14 gola dhe 5 asiste). Tani Milani nuk ka kufij, sepse sigurisht nuk është një fat momental kjo ecuri pozitive. Kuqezinjtë janë në epërsi, Ibrahimovic kryeson renditjen e shënuesve të Serie A.

Milani ka 10 pikë më shumë se një vit më parë dhe deri më tani ka arritur 24 rezultate positive radhazi (pa humbje). Vendi i parë me 16 pikë, në vetmi, me 5 fitore në 6 ndeshjet e para, njësoj si me Capello më 1995-1996 dhe Ancelotti më 2003-2004, i cili më pas fitoi “Scudetto”.

Kush do ta ndalojë Milanin tani? Dhe mbi të gjitha, kush do të jetë në gjendje ta ndalojë këtë Zlatan Ibrahimoviç?

g.kosovari

Next Post
FOTO / E pabesueshme! 100 mijë paund për t’u kthyer në modele

FOTO / E pabesueshme! 100 mijë paund për t’u kthyer në modele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In