• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifra rekord e donacioneve, Ahmetaj: Tregon se qeveria ka besimin e ndërkombëtarëve

by A R
18/02/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria shqiptare është kthyer në një institucion të besueshëm për Komisionin dhe Bashkimin Europian dhe këtë fakt sipas tij e tregoi edhe shuma e mbledhur dje në konferencën e donatorëve në Bruksel, në ndihmë të Shqipërisë pas dëmeve të shkaktuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në një studio televizive, Ahmetaj foli për shifrat e Konferencës në Bruksel, duke theksuar se mbështetja nga Emiratet e Bashkuara dhe Banka Islamike erdhën si surprizë.

“Nuk të jep kush grant, as kredi në qoftë se ti nuk je i besueshëm. Kryeministri dhe qeveria janë institucione të besueshme për Komisionin Europian, për Bashkimin Europian, për vendet anëtare dhe për të gjithë vendet e tjera që dhanë qoftë grante qoftë ofruan kredi të buta pra me interesa të favorshme dhe kushte të favorshme”, u shpreh Ahmetaj.

“Komisioni nuk ishte surprizë sepse komisioni ishte lokomotiva. Pra, 115-milionëshi i komisionit nuk është se pritej në ato nivele, por pritej të ishte donatori i parë në formën e grantit dhe ashtu ndodhi. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një surprizë jashtëzakonisht shumë e këndshme. Patjetër që kontaktet kanë qenë të vazhdueshme, intensive, të thella të vetë kryeministrit me princin e kurorës, të strukturave të tjera të qeverisë por nuk e prisnim që të ishte ai donacion dhe ajo mbështetje në 2000 banesa, me 2000 shtëpi, qoftë apartamente qoftë individuale. Surprizë tjetër ishte edhe Banka Islamike me shumën e ofruar në formën e kredisë së butë prej 365 milion dollarë, gjë që është dinjitoze dhe në final raportimi midis grantit dhe kredisë është shumë dinjitoz. Më duhet të them janë 295 deri në 300 milion ndërkohë që po koalidohet shifra sepse janë të gjitha angazhime dhe më pas të gjitha letrat zyrtare dorëzohen në komision që qeveritë pra, marrin angazhim zyrtar për atë që kanë thënë dje. Shifra është ajo që thamë 1.15 miliard, 300 milion prej të cilave grante, të gjitha shtetet pothuajse kanë bërë donacione në formën e grantit, dikush më shumë, dikush më pak. Gjermania 11, Italia 5, Zvicra 9, Franca 1, Suedia 5.6, Katari 5”, -tha Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit argumentoi po ashtu që donacioni i Francës nuk ishte surprizë por sipas tij, donacioni ka kuptim.

“Donacioni i Francës nuk ishte surprizë, ne kemi qenë në bisedime me Francën dhe 60+1 që është në kuadrin 60 milion euro kredi plus 1 grant janë pjesë e rindërtimit ndërsa instrumenti financiar prej 100 milion ka kohë që diskutohet që nëpërmjet agjencisë së tyre të Zhvillimit, është instrument financiar që përdoret në zhvillim ekonomik në energji etj. Pra, 100 milion ishte i pritshëm, 60 +1 ishte jo surprizë por ishte një suport shumë dinjitoz, shumë i rëndësishëm nga ana e Francës. Po, ka kuptim. Ju keni para qëndrimin e fundit të presidentit Makron Ka ndryshuar në themel. Unë mendoj se ndryshimi vjen për dy arsye të mëdha. Për ato që bëjmë ne, pra për reformat që bën qeveria shqiptare dhe e dyta, instrumenti i ri i Bashkimit Europian që ka propozuar Makron është përqafuar nga komisioni dhe e bën të lehtë qasjen e re që kanë edhe ata, edhe ne sa i përket hapjes së negociatave. Sigurisht që nuk po them që tani u hapën negociatat, por duhet të jemi të maturuar, të duruar po ka një kthesë shumë pozitive”, -u shpreh Ahmetaj.

Sa i përket afateve, ministri sqaroi se duhen disa ditë për kolaudimin e shifrave e më pas fillohet puna. Ahmetaj theksoi se brenda 2020 do kemi 100% të shtëpive individuale të bëra.

“Donatorin më të madh kemi Komisionin 115 mln euro, pra me një marrëveshje qeveritare. Duhen 2-3 ditë për kolaudimin e shifrave dhe menjëherë fillojmë punën. Ndërkohë ka filluar procesi i shpronësimit në shumë zona. Në datat 26-27 shkurt janë dy plane që materializohen dhe kalojmë në fazën tjetër. Në prill, fundi i prillit do kemi njësi individuale dhe qendra të urbanizuara rurale që do të fillojnë punën. Në qershor do kemi punë në qendrat masive urbane. Asnjë nga ata që kanë humbur shtëpinë nuk do të jetë i pastrehë. Ka një plan për përfundimin, afatgjatë për 5 vjet, ne mendojmë që brenda dy vitesh. Brenda 2020 do kemi 100% të shtëpive individuale të bëra”, -u shpreh Ahmetaj.

/a.r

Next Post
Burri bënte veprime të dyshimta, gruaja fshihte drogën/ Çifti shqiptar kapet mat nga policia italiane

Burri bënte veprime të dyshimta, gruaja fshihte drogën/ Çifti shqiptar kapet mat nga policia italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In