• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifra alarmante dhune/ Krimi i familjes vret 6 gra në 6 muaj. 270 burra të arrestuar

by Java News
10/06/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos hesht. Dhuna është krim”. Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Profesoresha Arjana Muçaj, gjtihashtu psikologe në gjykatë, sapo mbylli një seancë urdhër-mbrojtjeje. Ajo asistoi në seancë dy fëmijët e çiftit që po rriten në ambient të dhunshëm. Përveç shqetësimit për fëmijët, që sipas psikologes rrezikojnë të adaptojnë të njëjtin model kur të rriten, Arjana Muçaj flet për shkaqet se përse dhunohen gratë në Shqipëri.

“Duke nisur që nga shkaqet ekonomike e duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje. Ka edhe nga ata që mendojnë se të rrahin për të mirën tënde”, shpjegon Muçaj.

Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Fotografia e Xhulietës është vendosur në të njëjtin vend me vrasësin e saj për të lajmëruar të afërmit për humbjen.

Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese. Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

Por Xhaferr Mata nuk ishte njëri prej tyre sepse dy të rinjtë, siç thonë burimet, kishin kallëzuar njëri-tjetrin pak ditë përpara tragjedisë. As bashkëshorti i Ardianës nuk ishte pjesë e të hetuarve për dhunë sepse Ardjana nuk e kishte denoncuar kurrë.

“Shoqëria po ecën me hapa galopantë së jashtmi, por brenda mureve të shtëpisë po mbesim me mentalitetin e vjetër”, shpjegon Muçaj. Top Channel

Next Post
Paqja mes Trump dhe Kim Jong Un, caktohet data e takimit historik

Takimi historik/Donald Trump dhe Kim Jong Un mbërrijnë në Singapor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In