• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifra/ 10.000 biznese u mbyllën në Shqipëri në vitin 2016

by Java News
28/03/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 10 mijë biznese në të gjithë vendin kanë kërkuar vitin e kaluar të çregjistrohen pranë zyrave të tatimeve dhe sporteleve të QRK-së. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, bizneset çregjistruara në total në fund të vitit 2016 rezultuan 27,274  nga të cilët 9,912 tatimpagues aplikuan më 2016.

Në bazë të zhvillimeve të reja në sistemin e ri tatimor këtyre bizneseve ju është ndërprerë gjenerimi i deklaratave pasi në zbatim të ligjit ata nuk kanë me detyrimin për deklarim pas kësaj periudhe tatimore.

Ndërsa nga të dhënat e sistemit elektronik dhe atyre të transmetuara nga QKB-ja dhe regjistrimeve direkte të tatimpaguesve pranë DRT-ve, rezulton se regjistrime të reja për vitin 2016, sipas Regjistrit Kombëtar është 15,582 tatimpagues nga të cilët 14,103 janë regjistruar si biznes i vogël, 1,302 si biznes i madh dhe 177 Organizata Jofitimprurëse, ambulantë etj.

Zhvillimet në regjistrin e bizneseve në vitin 2016 tregojnë se bilanci i përgjithshëm tregon për një pakësim prej 11,692 biznesesh në total. Nga numri total i regjistrimeve të reja, përfshirë këtu edhe ndryshimet e përgjegjësive tatimore, gjatë vitit 2016 janë regjistruar në regjimin e TVSH-se 5,722 tatimpagues.

Kjo shifër përbën rreth 17% të numrit total të tatimpaguesve të regjistruar nën këtë regjim, nga të cilët 44% i përkasin biznesit të vogël. Numri i tatimpaguesve aktivë, (që kanë të paktën një përgjegjësi tatimore) në Regjistrin Kombëtar në fund të vitit 2016, sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e SIT, rezulton 108,030 tatimpagues gjithsej. Në këtë shifër nuk përfshihen 29,195 fermerë.

Regjistri tatimor i bizneseve vitin e kaluar është përfshirë në një reformë të thellë, ku për herë të parë u ndanë bizneset aktive dhe ato pasive në dy regjistra të veçantë. Pastrimi i regjistrit nxori rreth 97 mijë biznese në regjistrin pasiv, duke e reduktuar numrin e bizneseve që raportoheshin zyrtarisht në treg me gati përgjysmë. Gjithashtu ligji i ri i procedurave tatimore ka përmirësuar edhe procesin e çregjistrimit të bizneseve duke bërë më të lehtë dhe më të shpejtë në procedura dhe në kohë. /Monitor/ma.me

Next Post
Vajza e deputetes: Ditëlindjen e festova te çadra, jam rritur me ndjenja për Berishën

Vajza e deputetes: Ditëlindjen e festova te çadra, jam rritur me ndjenja për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In