• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shfuqizo dekretin e luftës me Shqipërinë”, ish-kongresisti DioGuadri letër presidentit grek

by Java News
21/01/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Joe DioGuardi, ish-kongresisti, themeluesi dhe drejtuesi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka kërkuar presidentit grek, Prokopis Pavlopulos që para se të largohet nga kjo detyrë të shfuqizojë dekretet e luftës me Shqipërinë.

Në letrën e hapur dërguar presidentit grek, DioGuardi thotë se shfuqizimi i këtij dekreti, të miratuar që në vitin 1940 nga Greqia, që në atë kohë ishte mbretëri, nuk mund të kushtëzohet me asgjë tjetër dhe as mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mes dy vendeve.

“Shfuqizimi i këtij Dekreti është një çështje urgjente me rëndësi jetike për popullin e Shqipërisë dhe për paqen dhe sigurinë në Europën Jug-Lindore dhe nuk mund të zgjidhet përmes “negociatave”, ndonjë “marrëveshje paketë”, ose ndonjë programi shkëmbimi të diçkaje që kërkohet për diçka tjetër”, shkruan ai.

Ish-kongresisti me origjinë nga arbëreshët e Italisë ka kërkuar që shfuqizimi të jetë me fuqi prapavepruese, që do ta bënte këtë dekret nul.

“Nga ju, si president i Republikës miqësore greke, kërkohet një hap i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: të shfuqizohet ky ligj menjëherë, pa kushte dhe ex tunc, d.m.th në mënyrë retroaktive dhe sikur të mos ketë ekzistuar kurrë që nga dita e hyrjes në fuqi të tij”, vijon ai.

DioGuardi e sheh këtë akt si kontribut për forcimin e miqësisë mes dy popujve dhe test se Greqia me të vërtetë respekton të drejtën ndërkombëtare, ashtu sikundër publikisht udhëheqësit e saj pretendojnë.

Për të ilustruar rëndësinë që ka ky hap, DioGuardi i referohet dhënies së famshme të ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan drejtuar Mikhail Gorbachov.

“Do ju kujtohet, zoti president, atë që i tha presidenti ynë i madh Ronald Reagan presidentit të BRSS në Berlin në 12 qershor 1987: “Z. Gorbaçov, SHEMBE KËTË MUR”. Pa dashur të bëj ndonjë krahasim me personalitete kaq të mëdha, lirisht dhe publikisht i bëj Shkëlqesisë tuaj një thirrje të ngjashme historike: Z. Pavlopoulos: GRISENI KËTË DEKRET MBRETËROR”, apelon ish-anëtari i Kongresit amerikan.

Letra është dërguar më 15 janar dhe kërkon shfuqizimin e dekretit numër 2636/1940 të Mbretërisë greke që i shpalli luftë Shqipërisë, pas hyrjes së trupave italiane në Greqi. DioGuardi thotë se kjo nuk ka argument historik dhe si shembull sjell qëndrimin që ndoqën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aneksimi i Shqipërisë nga mbretëria italiane nuk është njohur kurrë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara. Qeveria “kukull” e Shqipërisë i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara më 17 dhjetor 1941, por Shtetet e Bashkuara nuk i kanë shpallur luftë Shqipërisë”, thotë ai, siç shkruan “tema”. /e.s/

Next Post
Drogë çokollatë nga Greqia/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për vëllain e ish-shefit të qarkullimit Dibër dhe 6 të tjerët

U kapën me kanabis çokollatë/ Gjykata lë në burg Pajim Agën dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In