• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shfrytëzonin pikën e këmbimit valutor për pastrim parash, zbardhet skema

by A R
02/06/2018 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 5 personash që bënin pastrimin e parave është zbuluar në Fier. Në pranga ka rënë Xhevair Troka, pronari i një pike exchange. Në kërkim janë shpallur edhe vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj, ndërsa në masën “Detyrim Paraqitje” nga Gjykata janë lënë Agur Cilotaj dhe Jonida Cilotaj.


I arrestuari, Xhevair Troka

Ndërkohë Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të Shpëtim Cilotaj, Vladimir Cilotaj dhe Agur Cilotaj. Pjesë e pasurive që janë sekuestruar është edhe kompania “Cilotaj LTD” në Fier, e cila është në pronësi të Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj.

Xhevair Troka kishte një pikë exchange në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 personat të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi i parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Xhevahir Troka ka pasur rolin e personit që kryente këto transaksione në bashkëpunim edhe me Vladimir Cilotaj, Shpëtim Cilotaj si dhe Agur CIlotaj dhe Jonida Cilotaj.  Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga pika e exchange që dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave dhe kryerjen e transaksioneve.

Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej rreth dy vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore.  Dyshohet se vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Cilotaj i kanë shpëtuar arrestimit, pasi mund të jenë informuar, prandaj pritet të nisin hetimet edhe për dekonspirim të operacionit.

Prokuroria e Fierit thotë se po vijon hetimet për të zbuluar edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave. Akuza që është ngritur ndaj Xhevahir Trokës dhe 4 personave të tjerë është ajo e “pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Xhevahir Troka 52 vjeç- I arrestuar
Shpëtim Çilotaj 44 vjeç-Në kërkim
Vladimir Çilotaj 50-vjeç- Në kërkim
Agur Çilotaj 75 vjeç- Detyrim paraqitje
Jonida Çilotaj 26-vjeç- Detyrim paraqitje

Pika e kembimit valutor ne Fier

/Shqiptarja

Next Post
Irlanda fillon përplasjet me Britaninë pas BREXIT-it

Irlanda fillon përplasjet me Britaninë pas BREXIT-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In