Këta janë personat që shfrytëzonin për prostitucion tri të mitura të moshës, 15, 16 dhe 17-vjeçare.
Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu ranë në pranga pas një operacioni të policisë, teksa një 22-vjeçar u shpall në kërkim.
Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.
Tre personat e arrestuar fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.
/f.s