Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion duke arrestuar 12 persona që shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.
Burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një oficere policie.
Nga hetimet u zbulua se grupi kriminal kishte detyruar rreth 50 vajza të huaja të punonin si prostituta në kushte të pasigurta.
Arrestimet janë bërë me urdhër prokurorie e vendime gjykate në Tiranë, ndërkohë që në orët në vijim priten detaje shtesë për këtë operacion.
Kujtojmë se të rejat që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të ushtruar prostitucion në Shqipëri, janë kthyer në ‘modë’ kohët e fundit dhe kanë gjetur një përhapje të madhe në kryeqytet.