• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shfrytëzojmë vetëm 35 % të potencialit tregtar me jashtë, shkak infrastruktura e dobët

by A R
05/09/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria paraqet dobësi në lidhjet infrastrukturore me jashtë, sidomos me lidhjet rrugore dhe hekurudhore. Një studim i fundit i Bankës Botërore për indeksin e konektivitetit, theksoi se vendi ynë ka lidhjet me dobëta rrugore më shtetet e tjera në raport me vendet e tjera të Rajonit ECA, por ka gjithashtu renditjen më të dobët edhe në Rajon.

Studimi tregon se Shqipëria shfrytëzon për lidhjet me jashtë vetëm 35 për qind të potencialit të infrastrukturës rrugore dhe gjithashtu nuk e shfrytëzon aspak transportin me hekurudhë, i cili aktualisht realizon një pjesë të madhe të shkëmbimeve tregtare në Rajonin ECA.

Një rrjet efikas transporti rrit tregtinë ndërmjet vendeve dhe ul kostot jashtë xhepit për bizneset.

Banka Botërorë evidenton se përmirësimi i sistemit të transportit me rrugë dhe hekurudhë është një faktorët kyç për maksimizimin e GDP -së në Rajonin e ECA-s. Këtë rezultat e tregon më së miri infrastruktura në vendet e përparuara të Evropës, si Gjermania, Franca.

Europa Lindore dhe Qendrore gjithashtu performojnë shumë mirë, duke arritur të shfrytëzojnë deri në 85-90 për qind të potencialit të tregut me rrjetet e tyre rrugore.

Shfrytëzim më të mirë se Shqipëria kanë edhe vendet e Azisë Qendrore, të cilat shfrytëzojnë rreth 40 për qind të potencialit të tyre rrugor për tu lidhur me jashtë.

Ngjashëm, Kaukazi i Jugut dhe Turqia, shfrytëzon 50 për qind të potencialeve për tregtinë ndërkufitare.

Banka Botërore sugjeron se vendet duhet të jenë strategjike në zgjedhjen e lidhjeve infrastrukturore me të tjerët sidomos në transportin rrugor, shkruan ‘monitor’.

Republika Çeke, Republika Sllovake dhe Austria janë më të integruara vendeve në të gjithë rajonin e ECA. Vendet e Azisë Qendrore mbeten të integruar keq në të gjithë rrjetin.

Dallimet në potencialet e realizuara në rajonet e ECA janë më të mëdha për transportin hekurudhor. Shqipëria ndër vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i shfrytëzon ende potencialet e saj të lidhjeve tregtare përmes hekurudhës. Evropa Lindore performon relativisht mirë me rrugët, por është shumë dobët për rrjetin hekurudhor.

Azia Qendrore gjithashtu mbetet prapa të gjitha rajoneve të ECA për lidhjet nëpërmjet rrjetit hekurudhor./a.m.

Next Post
Automobilizëm/Lancia Delta “ringjallet” por tani e shtrenjtë

Automobilizëm/Lancia Delta “ringjallet” por tani e shtrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In