• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shfrytëzimi i hapësirave publike nga bizneset, 10-fishohen tarifat

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga 1 janari 2016, bizneset që operojnë në 24 njësitë administrative të Bashkisë së Tiranës kanë taksa dhe tarifa të reja vendore. Tarifa që ka pësuar rritjen më të madhe është ajo e zënies së hapësirës publike. Ky detyrim për vitin 2016 ka pësuar një dhjetëfishim nga niveli i mëparshëm. Pasi, nga 150 lekë për çdo një metër katror të zënë që paguhej në muaj, këtë vit vlera maksimale që do të paguajë biznesi për një metër katror hapësirë publike të zënë është 1.500 lekë në muaj. Ligji nr. 142, datë 17.12.2015, “Për sistemin e taksave vendore”, në nenin 16 të tij u lë dorë të lirë bashkive që ta përcaktojnë vetë nivelin e taksës për zënien e hapësirës publike, në bazë të zonave. Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që këtë taksë ta shumëfishojë nga vlera që ajo ka pasur vitet e mëparshme. Veç bizneseve, kjo rritje prek edhe tregjet publike që administrohen nga njësitë bashkiake. “Tarifa për zënien e hapësirës publike për qëllim biznesi llogaritet si detyrim mujor i tatimpaguesit. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin, rregullat bazë për administrimin dhe mbledhjen e kësaj tarife, si dhe mund të caktojë nivele të ndryshme të kësaj tarife, sipas nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar. Tarifa për zënien e hapësirës publike nuk zbatohet për hapësirat që nuk janë në pronësi dhe nën administrimin e pushtetit vendor”, përcaktohet në nenin 16 të Ligjit për Taksat dhe Tarifat Vendore.
Zënia e hapësirës publike
Tarifa për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi për zonën A të Tiranës, e cila përfshin qendrën e kryeqytetit, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Zogu I” dhe zonën e ish-Bllokut, është 1.500 lekë/m2. Po ashtu, kjo tarifë do paguhet edhe për tregjet publike që operojnë në zonën A, me po të njëjtën vlerë, pra 1.500 lekë/m2 në muaj. Ndërsa në zonën B, e cila përfshin zonat ku mbizotërojnë shkëmbime tregtare, institucionale apo sociale me intensitet mesatar, pra në pjesën e Unazës së mesme të Tiranës do të paguajnë 750 lekë për çdo metër katror që ata do të zënë. Ndërsa bizneset që zënë hapësirën publike në zonën C, e cila përfshin zonat periferike të Tiranës, por edhe tri njësi të reja administrative, Dajtin, Kasharin dhe Farkën, do të paguajnë 400 lekë/m2 në muaj. Pagesë më të ulët kanë bizneset që operojnë në fshatrat e Tiranës, siç janë njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Petrelë, Vaqar, Pezë, Ndroq, Krrabë, Shëngjergj, Zall-Herr dhe Zall-Bastar, ku një metër katror hapësirë publike që do të zihet do paguhet me 200 lekë/m2 në muaj. Po ashtu, këtyre tarifave mujore për zënien e hapësirës publike, të ndara sipas zonave përkatëse, do t’i nënshtrohen edhe tregjet publike që administrohen nga njësitë administrative. Në paketën fiskale të Bashkisë së Tiranës, përcaktohet se për rastin e përdorimit të truallit për qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda datës 30 të muajit përkatës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me njësinë administrative. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me njësitë administrative rregullohet me rregullore të veçantë.
Për herë të parë këtë vit qeveria i ka dhënë të drejtën pushtetit vendor që këtë tarifë ta miratojë vetë, duke u dhënë një çmim-dysheme, por ama jo një çmim-tavan. Për Tiranën, çmimi minimal i përcaktuar në ligj është 120/lekë m2./GSH

Next Post

Hitet që u refuzuan nga yjet botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In